Ministrja Gërvalla me paraqitjen e mrekullueshme në OKB, i bëri ta lavdërojnë kritikët

Politika

Ministrja Gërvalla me paraqitjen e mrekullueshme në OKB, i bëri ta lavdërojnë kritikët

Nga: A.Z Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:52
Donika Gërvalla

Paraqitja në OKB e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallaj, i ka bërë kësaj here edhe kundërshtarët politik, që ta çmojnë e lavdërojnë paraqitjen e saj dinjitoze, në mbrojtje të Kosovës dhe argumentimit të krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përgëzuar ministren Donika Gërvalla për paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se Gërvalla na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë.

Këtë e ka komentuar edhe analisti politik Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, thekson se është për tu përshëndetur kjo deklaratë e Haradinajt, madje tregoi moralin dhe intelektualitetin e saj politik.

Image
Sulejman Mehazi

“Është për t'u përshëndetur ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj -Stublla, për përgëzimin e saj ndaj ministres së diplomacisë, Donika Gervallën, për paraqitjen e saj dinjitoze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zonja Meliza me deklaratën pozitive ndaj ministres Gërvalla tregoi bontonin e saj moral, intelektual, politik, diplomatik dhe u bë shembullore për ish-ministrat tjerë se si duhet vepruar për të mirën e Republikës së Kosovës”, thotë Mehazi.

Tutje u shpreh se Gërvalla me paraqitjen e saj ishte e mrekullueshme, duke e mposhtur me argumente Selakoviqin, gjë që vërehej se ishte bija e një heroi.

“Dhe me të vërtetë zonja Gërvalla ishte e mrekullueshme dhe aspak inferiore ndaj ministrit gënjeshtar serb Selakoviq, i cili me intrigat e paargumentuara në stilin e kasapit të babait ideologjik të tij Milosheviqit, mundohej ta bind Këshillin e Sigurimit, mirëpo ndaj argumenteve e dëshmive kriminele e vrastare serbe të bëra në Kosovë të prezantuara nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, Selakoviq u mposht e mbeti me gisht në gojë. Diskutimi i zonjës Gërvalla në OKB, nuk ishte vetëm diskutim politik e diplomatik, por dhe më shumë ishte diskutim e një bije të heroit Jusuf Gervallës, kjo vërehej sipas zërit të hekurt e revoltues të ministres Donika Gervallaj, ndaj ministrit serb, Selakoviq”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat