Lajmi i keq për Edi Ramën, kërkohet largimi i tij nga pozita e kryeministrit: Ja dëmet që ia shkaktoi Kosovës e Shqipërisë!

Politika

Lajmi i keq për Edi Ramën, kërkohet largimi i tij nga pozita e kryeministrit: Ja dëmet që ia shkaktoi Kosovës e Shqipërisë!

Nga: A.M Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:09
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka qenë cak i kritikave kohëve të fundit, pas deklaratave dhe qëndrimeve të tij politike.    

Së fundi, Rama kundërshtoi rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, gjë e cila ngjalli reagime të shumta.    

Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri i Shqipërisë u shfaq në një darkë formale të BE-së, krah për krah me Dodikun dhe Vuçiqin, ku e injoroi tërësisht ministren Donika Gërvallën.  

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se historikisht zhvillimi i Kosovës i ka penguar udhëheqësit e shtetit amë, Shqipërisë.     

“Se subjektiviteti ndërkombëtar dhe ngritja e forcimi politik i shtetit të Kosovës, e ka penguar pothuajse secilin udhëheqës të shtetit amë, që nga viti 1912 e këndej, pas Enver Hoxhës, po e dëshmon katërçipërisht edhe kryeministri aktual i Shqipërisë me kombësi të përzier Edvin Kristaq Rama, afërsia e madhe e të cilit me Aleksandër Vuçiqin, tejkalon të gjitha përmasat e një miqësisë normale të udhëheqësve shtetëror të dy vendeve fqinje. 

Dashuria e kryeministrit me kombësi  greko-shqiptare, çuditërisht është kthyer në dashuri aq të verbër për serbët dhe Serbinë, sa që nën udhëzimet e tij, parlamenti i Shqipërisë, nuk e votojë as një rezolutë të vetme, kundër gjenocidit në Srebernicë, gjenocid makaber të cilin e ka pranuar edhe vet Serbia”, deklaroi ai.  

Image
Analisti politik, Gani Qarri

Gjithashtu, Qarri potencoi se shteti i Shqipërisë duhet të tregohet solidar dhe i gatshëm për t’i përkrahur shqiptarët në të gjitha trojet, mirëpo kjo gjë nuk është parë sipas tij me udhëheqësit e saj.    

“Madje edhe botëkuptimi pozitiv i shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera etnike nën pushtimin sllavo-grek, se të qenurit shqiptar dhe pjesëtar i të njëjtës etni, njëjtë si tek të gjithë popujt e tjerë, vlen edhe për shqiptarët e të gjitha trojeve etnike dhe "obligon" edhe ata të shtetit amë, të tregohen solidar dhe të gatshëm për ta përkrahur e ndihmuar njëri tjetrin në çdo kohë dhe situatë, nuk është parë asnjëherë kështu nga udhëheqësit shqipfolës të Shqipërisë londineze, që nga Enver Hoxha deri te Edvin Kristaq Rama.  

Dhe pas shfrytëzimit të shqiptarëve të trojeve të mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë së vitit 1912, e veçanërisht atyre të Kosovës, për ngritjen në pushtet dhe forcimin e pozitave të tyre shtetërore, udhëheqësit kryesor të shtetit amë, janë hedhur edhe në luftë të hapur, jo vetëm duke vrarë personalitetet më të shquara, me origjinë nga Kosova si Hasan Prishtina e Bajram Curri, por në vend të dhembshurisë për vuajtjet nga plagët e robërisë serbo-sllave, ata kanë intervenuar brutalisht edhe me forca ushtarake nga Enver Hoxha për t`i nënshtruar edhe me forcë pjesët më kryengritëse të kombit, si Kosova, dhe futur atë me dhunë, nën pushtimin serb, shembull të cilin, me metodat e tij perfide, po e ndjekë edhe kryeministri shqipfolës greko-shqiptar, Edvin Kristaq Rama”, theksoi analisti.    

“Ndihma e parë e sinqertë për shqiptarët, në historinë e shekullit XX-XXI, erdhi nga SHBA”    

Në vazhdim, ai tha se ndihma e parë që erdhi për shqiptarët ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur shpëtuan Shqipërinë nga ri copëtimi dhe çliruan Kosovën.  

Ndërsa, vlerësoi se Kosova nuk u ndihmua mjaftueshëm nga shteti amë, pasi ajo u udhëheq nga persona si Esat Pasha, Hoxha e Rama.   

“Ndihma e parë e sinqertë, praktike për shqiptarët, në historinë e shekullit XX-XXI, erdhi nga SHBA, ato e shpëtuan Shqipërinë nga ri copëtimi më 1919, dhe çliruan edhe Kosovën, pavarësuan dhe mbështetën shtet ndërtimin e saj, me të gjitha mjetet dhe mundësitë, që nga vitit 1999 e këtej, të cilat vazhdojnë përpjekjet e pareshtura për mbajtjen në këmbë dhe forcimin e avancimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe sot.  

Në fakt Kosova, përveç ndonjë mbështetje teorike (proceduralisht obligative) për shtetet anëtare të OKB-së, që formalisht shprehin, një lloj përkrahje të balancuar përgjithësuese, siç parashohin procedurat e takimeve multilaterale, nuk njeh ndihmë praktike shtetërore për çlirim as avancim të shtetit në arenën ndërkombëtare, nga shteti amë, i sunduar nga tipa të llojit Esat Pasha,  Enver Hoxha, Fatos Nanos, Edvin Kristaq Rama etj”, shpjegoi Qarri.  

“Shqipëria e Kosova nuk mund të heshtin para dëmeve të Edvin Kritaq Ramës”  

Krahas kësaj, analisti përmendi sulmet dhe kundërshtime që të lart përmendurit ia bënë asaj, nga sulmi i Zonës Neutrale të Junikut, deri të përkrahja e Ramës për Vuçiqin dhe Serbinë hegjemoniste.    

“Përkundrazi. Kosova në historinë e saj të dhimbshme, njeh shumë më tepër sulme dhe kundërshtime asgjësuese duke filluar nga sulmi i Zonës Neutrale të Junikut, të krijuar në nëntor të vitit 1921,me vendim të fuqive të mëdha dhe futi atë nën pushtimin serb, kuqaloshi Enver Hoxha, në nëntor të vitit 1944, mu në momentet kur forcat kryengritëse me në krye Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën spastruan Kosovën nga pushtuesit sllavo komunist, në emër të "ndihmës vëllazërore" marshoi me brigadën e 3 dhe të 5-të, në Kosovë, për ta dorëzuar atë dhe viset tjera shqiptare nën pushtimin e serb e jugosllav, luftë të cilën, sipas “traditës” për miqtë kosovar, sot e vazhdon me të gjitha forcat negative edhe Edvin Kristaqi kundër shtetit të pavarur të Kosovës, në përkrahje të Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste”, nënvizoi ai.    

Më tej, Qarri kritikoi ashpër Edi Ramën dhe deklaratat e tij lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  

Ai konsideroi se me deklaratën “më vije keq për Serbinë”, kryeministri shqiptar  e vendosi Shqipërinë në një pozitë të palakmueshme para ndërkombëtarëve.  

“Për aq më tepër sharlatani hipokrit Edvin Kristaq Rama, përveçse deklaron publikisht se i vije keq, për Serbinë, që është i detyruar ta mbështes Kosovën, për anëtarësim në Këshilli e Evropës, pasi që Kosova tanimë, gëzon mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të KE-së, dhe këtë nuk guxon ta kundërshtoj as Edvin Kristaqi, ai në shenjë hakmarrje ndaj vendeve të KE-së, nuk heziton ta qes Shqipërinë në pozitë aq të pa-lakmueshme edhe para faktorit ndërkombëtar, duke mbrojtur hapur Serbinë nga akuzat e Perëndimit për shkak që Serbia vazhdon të mbetet në anën e Rusisë dhe në kundërshtim me të gjitha vendet tjera, vetëm ajo as sot e kësaj dite, nuk i vendos sanksione qeverisë fashiste të Putinit”, tha analisti.    

Po ashtu, Qarri reagoi ashpër edhe për injorimin që iu bë ministres Donika Gërvalla dhe kundërshtimin e gjenocidit të Srebrenicës.  

“Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, Edvin Kristaq Rama, jo vetëm që nuk e ka problem fare, ta injorojë si është më keq, ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës me shkollim dhe kulturë evropiane, si dhe bijën e heroit të kombit të vrarë nga serbët, Jusuf Gërvalla zonjën Donika Gërvallën, por përveç se kundërshton dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë (të pranuar ndërkombëtarisht edhe me vendim gjykate!, ai pa fije turpi futet edhe ndërmjet Vuçiqit dhe Millorad Dodikut, të shpallur person non grata, gjë që nuk e bënë asnjë kryeministër i vet shteteve sllave të jugut, si Kroacia, Bosnja, Mali i Zi apo edhe FYROM-i”, tha ndër të tjera ai.  

Në fund, duke përmbledhur të gjitha këto veprime dhe qëndrime politike të Ramës, analisti kërkoi që shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria të kërkojnë ndihmë nga Amerika dhe ta largojnë atë nga pozita e kryeministrit.    

“Ndaj Shqipëria e Kosova nuk mund t’i shohin në heshtje të gjitha këto dhe  para dëmeve që Edvin Kritaq Rama po u bën interesave të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, është koha e fundit që një ministër matrapaz, i cili duket hapur se ka humbur tërësisht lidhjen me realitetin, ka hedhur poshtë interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve në përgjithësi, nuk arrin të bashkëjetojë me kohën dhe zhvillimet aktuale në rajon e arenën ndërkombëtare, si dhe duket hapur se pozitën e kryeministrit të Shqipërisë, e përdor vetëm për Serbinë dhe Vuçiqin, i cili që nga ardhja në pushtet, jo vetëm se nuk ishte në gjendje ti dënojë, por ka disa herë, që kërkon publikisht, ti falen Serbisë edhe krimet e luftës dhe gjenocidi serb, i shkaktuar në mënyrë të organizuar shtetërore kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, Shqipëria dhe Kosova duhet ta kërkojnë edhe ndihmën e SHBA-ve dhe të BE-së, për dënimin e tij, për tradhti kombëtare dhe largimin sa më parë, nga kjo pozitë kaq e lartë shtetërore në vendin amë të shqiptarëve, në Shqipëri”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.  

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat