Kelmendi: Këto janë disa nga gabimet që qeveritë e kaluara lëshuan në dialogun me Serbinë

Politika

Kelmendi: Këto janë disa nga gabimet që qeveritë e kaluara lëshuan në dialogun me Serbinë

Nga: M.H. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Tashmë ka shumë vite që Kosova dhe Serbia po mbetën një temë e pazgjidhur.

Raportet mes tyre sa po shkojnë e po tensiohen më shumë, përcjell “Bota sot”.

Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë edhe sot, duke synuar të sjellin një imazh të keq ndërkombëtarisht.

Mirëpo duhet theksuar edhe lidhjen e ngushtë që Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të kenë ani pse pothuajse të gjitha shtetet janë dal kundër kësaj të fundes.

E në lidhje me këtë temë ka folur profesori universitar, Muhamet Kelmendi.

Ai për “Bota sot’, u shpreh se Kosova dhe qeveritë e deritashme kanë pasur një qasje të gabuar në dialogun me Serbinë.

Profesori rreshton disa nga gabimet që qeveritë e kaluara kanë bërë në drejtim të dialogut me Serbinë.

Kosova dhe qeveritë e deritashme kanë bërë gabime jashtëzakonisht të mëdha. Në raport me Serbinë iu qasen gabimisht dialogut dhe gradualisht rrëshiti çështja, duke bërë Serbinë palë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gabimet janë të nduarduareshme.

1. Filloi dialogu teknik dhe u shndërrua në dialog politik.
2. Me këtë dialog u nënshkruan marrëveshje të ndryshme teknike dhe politike, deri edhe statusore, si organizimi i minoritetit serb.
3. Nëpermjet marrëveshjeve u dëmtua shumë Republika.
4. Vazhdoj çështja me dialog me shtetin serb për organizimin politik të minoritetit serb në Kosovë, duke krijuar subjektin politik criminal: “Listen Serbe”.
5. U ndërtua një pushtet dhe një Kuvend që në çështjet vitale pa 2/3 e votave te deputetëve serb nuk nxirren vendime në Kuvend.
6. Po lejohen veprime kriminale dhe kontrabaniste në veri të Kosovës, kuptohet të organizuara nga Qeveria e Serbisë.
7. U krijuan me tolerim shumë grupe kriminale dhe u kryen shumë aksione të rrezikshme në veri të Republikës. Natyrisht se ka edhe shumë çështje që Republika e Kosovës kundruall Serbisë ka gabuar rreziku nga bandat kriminale serbe është rritur
”, u shpreh profesori.

Kelmendi thekson që Rusia po vazhdon ta ndihmoj Serbinë dhe për këtë arsyje shteti i Kosovës duhet të veprojë.

Në veri të Kosovës dhe në Serbi janë dërguar ushtarë profesionistë nga Rusia. Kuptohet se shteti duhet të veprojë. Masat kërkohet të drejtohen kryesisht kundër “Listës Serbe”, pushtetit lokal dhe atij qendror. Prapë nuk duhet lejuar as policinë lokale dhe atë në veri të Republikës së Kosovës”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat