Marrëveshja që shënoi kapitullimin/ Ja pse Serbia do ta pësonte keq në rast të ndonjë sulmi ushtarak kundër Kosovës

Politika

Marrëveshja që shënoi kapitullimin/ Ja pse Serbia do ta pësonte keq në rast të ndonjë sulmi ushtarak kundër Kosovës

Nga: M.L. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Ditët e qershorit, në historinë më të re të Kosovës janë të shënuara si ditët e Çlirimit nga forcat ushtarake dhe regjimi kriminal serb me në krye Slobodan Millosheviçin.

Ditëve të çlirimit u parapriu nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës që konsiderohet edhe si kapitullim i Serbisë, shkruan "Bota sot".

Por, ndonëse janë bërë 23 vjet nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, disa çështje si ajo e veriut të Kosovës sikur u lanë peng, jo nga miqtë ndërkombëtar të Kosovës, por nga vet faktori i brendshëm politik i asaj kohe,

Lidhur me këtë temë për gazetën “Bota sot” foli publicisti Leon Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Pas refuzimit të marrëveshjes së Rambujesë nga pala serbe, NATO filloi me bombardimin e caqeve të makinerisë ushtarake serbe derisa Serbia u detyrua të ulët në tavolinë për ta negociuar largimin nga Kosova.

Me 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja në mes NATO-s dhe ushtrisë së Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë.

Marrëveshja parashihte largimin pa kushte te të gjitha forcave ushtarake dhe militareske serbe nga Kosova dhe ndërtimin e një tampon zone 5 kilometërshe në mes kufirit të atëhershëm të Kosovës dhe ati Jugo, serb.

Marrëveshja hyri në fuqi me 11 qershor dhe një ditë me vonë, pra me 12 qershor 1999 trupat tokësore të NATO-s u futën në Kosovë, me çka edhe u çlirua Kosova”, kujton Duhanaj.

Ai potencon se kjo marrëveshje atëherë si edhe tash, është garantuese e paqes në Kosovë si dhe garanton integritetin territorial të Kosovës.

“Pra Serbia edhe pse akoma vazhdon me kërcënime ndaj Kosovës. Akoma vazhdon me grumbullimin e forcave të saj ushtarake rreth kufijve me Kosovën, në rast të ndonjë sulmi ndaj territorit të Kosovës, do të nënkuptonte sulm ndaj NATO-s, dhe si e tillë do ta pësonte edhe me keq.

Në ketë kontekst, Kosova duhet të konsiderohet me fat, që e kemi ketë situatë dhe nuk kemi nevojë të brengosemi për sigurinë fizike , posaçërisht në këto kohë të liga që po mbretërojnë”, shprehet ai.

Më tej, ai kujton se NATO përkatësisht KFOR-i, pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmorën edhe demilitarizimin e UÇK, apo transformimin e saj hap pas hapi, nga UÇK në TMK, FSK e që tashmë është shpallur ushtri e rregullt.

Pra marrëveshja e Kumanovës solli paqen e qëndrueshme në Kosovë dhe Rajon dhe është garantuese e saj përmes NATO-s, përkatësisht KFOR-t.

Neve si Kosovë, na mbetet të punojmë me zell për ndërtimin e së ardhmes pa patur brenga rreth sigurisë fizike. Kooperimi me NATO-n duhet të vazhdoj sipas planeve dhe ndërtimi i kapaciteteve të FSK-së si ushtri partnere e NATO-s, me objektivin e çartë anëtarësimin e plotë në të”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat