A po zvarritet me skenar të SHIK-ut rasti “Toka”, për të shpëtuar Azem Sylën?

Politika

A po zvarritet me skenar të SHIK-ut rasti “Toka”, për të shpëtuar Azem Sylën?

Nga: N. Sh. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:04
Azem Syla

Rasti “Toka” tash e disa vite është në gjykatë, por që askush nuk po gjenë guximin që t’i shqyrtojë këto lëndë dhe atyre që kanë keqpërdorë t’ia japin dënimin e merituar.

Javën e kaluar ka dështuar edhe një herë seanca gjyqësore për këtë rast.

Në këtë rast, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe 16 të tjerët nga viti 2016 po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar,

Gjykatësi Arben Hoti bëri të ditur se nuk ka prova se i akuzuari Syla është ftuar në mënyrë të rregullt.

E këtë zvarritje po e cilëson si të qëllimshme eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, ky rast ka mbëtur qëllimisht zvarrë për t’i dhënë verdiktin përfundimtar, duke shtuar se kjo po flet shumë se sa thellë është i kapur gjyqësori i Kosovës nga siç i quan ai, strukturat e mafias politike dhe nga dora e zgjatur e SHIK-ut.

“Pikërisht në këtë aferë janë në proces gjykimi dhe të dyshuarit kryesor, figurat qendrore të kupolës drejtuese të SHIK-ut, njerëz të afërt, vartës të këtyre figurave. Rasti i njohur si “Toka”, ku ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe 16 të tjerët nga viti 2016 po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar, që  ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave, së bashku me rastin Stendat dhe aferën e vizave në Ambasadën Italiane, ne krye të dyshuarin Ukë Rugova dhe 14 persona të tjerë të akuzuarit për mashtrim”, thotë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai shprehet se rasti “TOKA” që tani ka shume vit duke pushuar, e tash po ripërsëritet nëpër gjykatat e Kosovës, më së miri na e dëshmon thellësinë e krimit të organizuar që ka depërtuar nëpër këto institucione të shtetit.

Kjo sepse, sipas tij, që nga fillimi i gjykimit  e deri më tani kanë kaluar shumë vite dhe ende nuk ka përfunduar me sukses asnjë gjykim i kësaj natyre.

“Ka metoda të lloj llojshme që e bëjnë prolongimin e gjykimeve, sikur që janë bërë edhe në praktikë, që para përfundimit të procesit gjyqësor që me vite i ka udhëhequr ato procedura një gjykatës kryesor i atyre lëndëve dhe pastaj avansohet në poste më të larta, metodë e shmangies së dënimit gjë që tani e tërë procedura e gjykimeve duhet të ripërsëritet me tjetër gjykatës të ri dhe t’i zë afati i zhvlerësimit. Jo rastësisht tani e kemi këtë situate të tillë që të “mëdhenjtë” e shtetit, qoftë si deputet apo poste tjera të larta shtetërore, si të paditur ndaj të tillëve, është ngritë procedura dhe gjykimi ka filluar me vite të tëra, por asnjëherë nuk kanë përfunduar sepse i kanë gjetur metodat e prolongimit institucional, edhe tani gjykimet për të njëjtat lëndë do të rifillojnë me njerëz të tjerë, dhe do të fillojnë nga e para, dhe me radhë edhe të tjerat për ato vepra të vjetra që po zgjasin nëpër gjyqe qe shumë vite pa fund, ndoshta edhe me skenar të parashkrimit”, thotë ai.

Sipas tij, fillimi i gjykimit të rastit “Toka” daton nga dhjetori i vitit 2016, kur Azem  Syla dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm.

“Ky proces ka pushuar tash e katër vite. Kjo lëndë fillimisht gjykohej nga gjykatësi Beqir Kalludra dhe pasi që gjykimi ishte afër përfundimit të tij, avansimi i gjyqtarit Kalludra kishte ndikuar që kjo lëndë të mbetej pa u përfunduar. Gjykata Themelore në Prishtinë këtë lëndë më pas ia kishte ndarë në punë gjykatëses Shpresa Hasaj Hyseni, e cila nuk kishte mbajtur asnjë seancë. Por, edhe pasi rasti ishte pothuajse në përfundim, kur gjykohej nga gjykatësi Kalludra, i njëjti duhet të nis përsëri. Kjo pasi neni 311, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “kur shtyrja ka zgjatur më shumë se tre (3) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat””, thekson ai.

Sipas tij, duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, të akuzuarve dhe provave të tjera që janë shqyrtuar nga gjykatësi Kalludra, duhet që të shqyrtohen edhe njëherë nga fillimi nga kryetari i ri i trupit gjykues, Arben Hoti.

“Ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi. Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj. Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal””, potencon ai.

Tërnava pohon se, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.

“Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd për shkak të përmasës së shtrirjes së rrjetit të bashkëpunimit në falsifikim të dokumentacionit. Kjo maratonë e dytë e këtij procesi gjyqësor rrezikon tëpërdoret  që duke u përsëritur nga fillimi, vetëm për ta zhvlerësuar aferën dhe dëmtuar provat, në mungesë dhe pamundësitë te rimarrjes së dëshmive të sërishme nga dëshmitarët që mundë të mos jenë ndër të gjallët, por edhe ata që tashmë janë siguruar për të mos prezantuar në këtë proces, në mënyrë që raundi i dytë të arrij vetëm efekt formal të gjykimit parcial sa për statistikat, nëse arrin të përfundohet dhe të mos e zë skenari i paramenduar si rast  për tu parashkruar dhe pushuar”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, koha është tani që me rizgjedhjen e Kryeprokurori i ri, të fillohet drejt dhe ligjshëm përndjekja e krimit në tërësi nëpër institucionet e Kosovës, sepse kot mund të luhen lojna kinse po e luftojnë krimin sikur që është vepruar deri më tani.

“Faktori ndërkombëtar do të na vështroj neve ashtu si deri më tani, prandaj me garniturat e reja në pushtet duhet ta luftojmë pa kompromis krimin e korrupsionin në përgjithësi. Duhet ndjekur dhe ndëshkuar ashpër të gjithë ata që ishin të involvuar në ato krime. Ata duhet të dënohen dhe t’i vuajnë ato dënime si qytetarët e rëndomtë të këtij vendi, dhe me këtë shteti do të dëshmon se po i  jetëson ligjet  ashtu si duhet. Deri me tani është dëshmuar që mega rastet e mëdha të krimit të organizuar qëllimisht  janë prolonguar deri në zënien e afatit të fundit për tu parashkruar”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Ndryshe, ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.

Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.

Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat