Analisti politik: Krimi i organizuar dhe korrupsioni e varfëruan dhe e izoluan Kosovën nga bota demokratike

Politika

Analisti politik: Krimi i organizuar dhe korrupsioni e varfëruan dhe e izoluan Kosovën nga bota demokratike

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2022 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Analsiti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politikë në Kosovë.

Ai ka thënë se politika jonë deri më tani ka treguar se nuk janë për pushtet dhe se nuk e kanë ruajtur historinë tonë.

Sipas tij, krimi i organizuar dhe korrupcioni e varfëruan dhe e izoluan Kosovën nga bota demokratike.

“Njerëzit e politikës treguan se nuk e ishin në pushtet për ta “ruajtur historinë tonë”, por më shumë për para, për ahengje, femra dhe për fuqi mbizotëruese politike. Dominojë më shumë retorika politike. Krimi i organizuar dhe korrupcioni e varfëruan dhe e izoluan Kosovën nga bota demokratike. Nuk pamë ndryshime të pritura shoqërore- politike dhe ekonomike. Kishim politika të brendshme e sidomos të jashtme naive. Klasa politike Kosovën e konsideroj bashqe te babës. U sollën dhe vepruan sikur bota po sillet sipas tekeve të tyre”, thotë ai.

Tutje, analisti vlerëson se individët realizuan vetëm interesat e tyre personal duke lënë anash ato të përgjithshme dhe në të mirë të shtetit.

“U realizuan interesat individuale, duke i lënë anash interesat e përgjithshme. Harruan edhe vlerat fundamentale njerëzore. Dhe, për çudi këto turpe të një klase të korruptuar politike nuk u parandaluan për 20 vite. Kjo ishte thyerje morale të një gjenerate njerëzish. Të shpresojmë te gjeneratat e reja, se do të punojnë më mirë dhe ndershmërisht për shtetin e ri të Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat