“Rama fillon fushatën më agresive në përkrahje për rrëzimin e Qeverisë Kurti-2”

Politika

“Rama fillon fushatën më agresive në përkrahje për rrëzimin e Qeverisë Kurti-2”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 qershor 2022 Në ora: 08:38
Kurti, Rama/ Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Derisa në mbledhjen e cila pritet të mbahet në njërin ndër hotelet në Prishtinë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Por, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka vendosur që ta vizitojë edhe familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë ndodhet në burg, i akuzuar nga dhomat e specializuara në Hagë.

Qarri: Vizita e Ramës në Burojë, ua përcjellë atyre mesazhet e fshehta të Thaçit &Co, se si ta destabilizojnë gjendjen në vend

Image
Gani Qarri

Analisti Gani Qarri në një përgjigje për “Bota sot” thotë se vizitat në Kosovë dhe takimet janë sinjale të frikshme se po i përgatitë Kosovës një të keqe të madhe.

Sipas tij, qëllimi i Ramës është që ta bëjë llug politikën në Kosovë, deri në rrëzimin e Qeverisë aktuale nga pushteti.

“Seria e vizitave konspirative të EdvinKristaqRamës herë në Hagë, herë në Burojë dhe takimet që ai ndërkohë orkestron me biznesmenët e dyshimtë të kompanisë së oligarkëve Devolli e ndoshta edhe me ndonjë kompani tjetër oligarkike të lidhur me ish politikën e inkriminuar, janë sinjale të frikshme se, ky politik bërës monstruoz shqipfolës, po i përgatitë Kosovës një të keqe të madhe.

Pas hedhjes poshtë të "Ballkanit të Hapur" nga kancelari gjerman OlafScholz deklarimin e tij se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe miratimit të raportit nga Komisioni Evropian, se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke, duket se ky shërbëtor i përbetuar i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, ka marrë përsipër që me ndihmën e kuislingëve të burgosur në Hagë, nëse arrin, ta bëjë llugë gjithë gjendjen politike në Kosovë, deri në rrëzimin e Qeverisë aktuale nga pushteti”, thotë ai.

Tutje, Qarri deklaron se të gjitha këto që po ndodhin në vendin tonë, së fundi edhe protesta e veteranëve, nuk është befasues një orkestrim i tillë.

“Ndaj dhe nuk është aspak befasues orkestrimi i tillë i ngjarjeve në vendin tonë, të cilat pa asnjë arsye domethënëse filluan me protestat e veteranëve para Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, duke mos pranuar asnjë mundësi për arritjen e marrëveshjes me Qeverinë, kur dihet mirë se në janar të vitit 2016, në vend të rritjes, buxheti për pensionet e veteranëve ishte shkurtuar nga 24 milionë euro në vetëm 5.5 milionë, me arsyetimin për numër të madh të veteranëve, por megjithatë nuk pati ndodhur gjithë ky nam.

Kurse tani, ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të OVL-së, jo vetëm kundërshton çdo verifikim të numrit të veteranëve nga Komisioni qeveritar, por për ta komplikuar edhe më shumë dhe pamundësuar tërësisht arritjen e marrëveshjes, ai dërgon edhe njerëz të dënuar me nga disa vite burg, për haraç dhe plaçkë me detyrim, ti përfaqësojnë veteranët në bisedime me kryeministrin”, deklaron analisti.

Derisa, në fund shton se Vuçiqi dhe Rama kanë nisur fushatë për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe për rikthimin e partive të inkriminuara në pushtet dhe shpërblimin e Vuçiqit dhe të Serbisë fashiste me ndarjen e Kosovës.

Me vizitën në Burojë e në Hagë, Rama është kthyer në korrier dhe po ua përcjellë atyre mesazhet e fshehta të Thaçit &Co, se si ta destabilizojnë gjendjen në vend.

“Madje duke pasur parasysh faktin se së fundi krimineli Vuçiq dhe Serbia okupatore, përveç kritikave të ashpra nga BE-ja për mos sanksionimin e Rusisë së Putinit, kanë rënë në defensivë edhe sa i përket dialogut politik me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja, i dërguari pro-serb i Vuçiqit dhe kalorësi shqipfolës i boshtit të ortodoksisë ruso-serbo-greke EdvinKristaqRama, pas bartjes me marifet të SunnyHill, nga Prishtina në Tiranë, ka nisur fushatën më të gjerë dhe më agresive të deritanishme edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti-2, për rikthimin e partive të inkriminuara në pushtet dhe shpërblimin e Vuçiqit dhe të Serbisë fashiste me ndarjen e Kosovës.

Kështu që me vizitën e Ramës në Burojë në familjen Thaçi, i cili vetëm pak ditë më parë, ishte sërish për të vizituar të burgosurit në Hagë dhe ndërkohë takon edhe biznesin e oligarkëve Devolli, duket se Rama është kthyer edhe në korrier të njerëzve të caktuar që kanë dorë në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe po ua përcjellë atyre mesazhet e fshehta të Thaçit &Co, se si ta destabilizojnë gjendjen në vend, për ti ardhë në ndihmë atij dhe penguar Gjykatën Speciale të vendosë edhe drejtësi!”, përfundoi analisti.

Mulliqi: Rama do të përcjellë mesazhe të fshehta për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Image
Skënder Mulliqi

Kurse analisti Skënder Mulliqi dekalron se vizita e Ramës të familja e Thaçit, është për protagonizëm dhe përmes njerëzve te fuqishëm të biznesit dhe të politikës, të bindet Kosova që t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur.

“Vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama Kosovës më 20 qershor ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare në Prishtinë, e cila tashmë është kthyer në traditë, i ka paraprirë vizita jo zyrtare e tij, dhe disa ministrave fshatit Burojë të Drenicës, në vizitë të familjes, të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Kryeministri i Shqipërisë këtë vizitë tek familja e Thaçit, po e realizon pas vizitës që ju kishte bërë në Hagë ish-krerëve te UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nën akuzat e caktuara nga Gjykata Speciale më seli në Hagë. Ai më datën 19 të këtij muaji ka planifikuar të shkojë në kompaninë të Devolli, vizitë në Rahovec e ndoshta do të këtë edhe vizita të tjera. Ajo që më duket që më së shumti i intereson opinionit të gjerë publik, është se cili është qëllimi i këtyre vizitave, para tubimit të dy qeverive shqiptare? Unë mendoj se Rama pas vizitës të tij në Hagë, vizita në Kosovë të këtyre ndërmarrjeve dhe te familja e Thaçit, së pari po bëhen për protagonizëm, dhe pastaj po bëhen që përmes njerëzve të fuqishëm të biznesit dhe të politikës, të bindet Kosova që t’i bashkëngjitet“Ballkanit të hapur”, ku qeveria Kurti deri më tash e ka refuzuar një nismë të tillë rajonale”, thotë ai. 

Sipas tij, vizita e tij, ka edhe mesazhe tjera të fshehta për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

“Vizita tek disa biznese, është gjoja në emër të përpjekjeve për integrime rajonale, tregut e biznesit, që kanë filluar, siç po pretendon Rama ta realizon këtë nismë shumë të parakohshme edhe në Kosovë. Flitet edhe për qëllime tëtjera politike të Ramës para vizitës zyrtare, se ai do të përcjellë mesazhe të fshehta për ta zhbërë gjykatën speciale, e që mendoj unë se Rama është shumë i vetëdijshëm se një marrëveshje e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, meshumicë votash, është e pamundur të zhbëhet. Marrëveshjet e tilla si kjo për formimin e gjykatës speciale dhe marrëveshjet e tjera të ratifikuara në Kuvend edhe pse të gabuara, marrin automatikisht karakter ndërkombëtar, dhe si të tilla nuk zhbëhen. Ne e dimë se ka pasur një tentim publik të anulimit të gjykatës speciale, por që ishte e pa suksesshme. Gabimi që rrodhi në formimin e gjykatës speciale për krime të luftës në Hagë, ishte se kurrë në Kosovë, nuk sundoi sa duhet rendi dhe ligji, për të formuar një gjykatë të tillë të supozuar për krime të luftës, në Kosovë, e jo në Hagë. Rama pas këtyre vizitave jo zyrtare, në takimin e dy qeverive do të kërkojë, që Qeveria Kurti të dakordohet që të bashkëngjitet“Ballkani i hapur”. Integrimet gjithëshqiptare kanë shumë logjikë, kurse nisma për “Ballkan të hapur”, ku fuqizohet politikisht dhe ekonomikisht Serbia, me logjikë luftënxitëse dhe pushtuese në rajon dhe në Kosovë, nuk duhet të pranohet dhe as që të ndodhë”, përfundon analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat