Ramush Haradinaj flet për situatën në veri, ka një paralajmërim për serbët

Politika

Ramush Haradinaj flet për situatën në veri, ka një paralajmërim për serbët

Nga: H.O. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:36
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim të tij në Facebook, ka komentuar vendimin për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Këtë vendim Haradinaj e ka quajtur si të drejtë dhe të ligjshëm në bazë të ligjeve vendore e ndërkombëtare.

Ndërkq, për qytetarët serbë bën thirrje që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat