Halil Geci: Ndarja e Kosovës nisi nga Polari i Brojës, me ndihmën e Edi Ramës dhe Vlora Çitakut

Politika

Halil Geci: Ndarja e Kosovës nisi nga Polari i Brojës, me ndihmën e Edi Ramës dhe Vlora Çitakut

Nga: N. Sh. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:18
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Amerika dhe miqtë e saj ndërkombëtarë, si dhe popujt e Ballkanit, e veçmas shqiptarët, duhet ta kuptojnë, se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe çetniket radikal që kanë bërë krime në Kosovë dhe ish Jugosllavi po i mbijetojnë politikës me mbështetjen ruso-Evropiane dhe të kishës ortodokse serbe, duke hartuar plane për shfarosjen e shqiptarëve dhe gllabrimin e tokave.

Kështu thotë veprimtari i LDK-së, Halil Geci për gazetën “Bota sot”, i cili shton se, Millosheviqi, Vuçiqi dhe shumë të tjerë para tyre, kanë mbijetuar në politikë duke gllabruar toka shqiptare, dhe duke bërë gara kush ka vrarë shqiptarë më shumë.

Edhe sot Vuçiqi falë Kosovës, po i fryen zjarrit të luftës, në krah me Rusinë po mbijeton në politikë duke blerë disa nga politikanët e ashtuqujtur çlirimtarë, i llojit të polarit nga Broja, së bashku me rrethin e tij, me ndihmen maksimale të Edi Ramës dhe të Vlora Çitakut që tentuan, dhe ende tentojnë ta zbatojnë projektin e korigjimit te kufijve, apo ma mirë me thënë ndarjen e Mitrovicës së Veriut, të  cilën e kishte pregaditur Xhorxh Sorrosi dhe kryetradhtari shqiptar Edi Rama, dhe kishte miratuar polari i Brojës kinse për ta hequr qafe Serbinë!”, shprehet Geci.

Sipas tij, ndarja ishte e programur dhe nënshkruar qysh më parë.

“Ajo kishte nisur që nga atehërë kur polari i Brojës ishte rekrutuar nga agjenti francez dhe dhëndri i Serbisë, Arnaud Danjean. Mu këtu ka lindur tradhtia që veriu dhe 4 komunat t’i takojnë Serbisë. Kur kjo marrëveshje kërkohej të zbatohet, spiuni francez me emrin Hashim kërkoi t’i bënte bishtë dhe kaloi në anën e amerikanëve”, thekson ai.

Geci shton se, “Franca e hidhëruar, pastaj ia përplasi Amerikës krimet që i ka bërë agjenti i tyre me emrin Hashim”.

“Pa dashje Amerika mbështeti Gjykaten Speciale, dhe Kosova u detyrua ta formojë këtë Gjykatë, e cila sot po i gjykon vrasjet e shqiptarëve që dyshohet se janë urdhëruar nga polari dhe rrethit i tij”, thotë Geci.

Sipas tij, Thaçi ishte i kushtëzuar nga shërbimet ku kishte punuar.

“Shërbimet për të cilat ka punuar polari, e kushtëzuan nëse nuk e pranon marrëveshjen e Xhorxh Sorrosit për ndarjën e Kosovës dhe zajednicen, do të jeshë i gjykuar. Për ta shpëtuar nga biruca duhet të falet Veriu, e të miratohet zajednica, kjo i bjen të shpërbëhet Kosova. Polari i pranoj të gjitha, por nuk i bënën punë, me veprimet e veta e ndërtoi dhe e miratoi në Kuvend Gjykatën dhe i pari u ngul vet në të….!"

"Këtë tradhti të polarit e ka vërtetuar njeriu numër dy i planetit John Bolton Të njëjtën e thotë edhe boshnjakja Çudiç e cila është edhe nuse e Kosovës...si dhe shumë argumente tjera të pa numërta!”, thotë Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat