“Avokat i Vuçiqit”/ Vjen thirrja për kujdes nga kryeministri Rama: Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë!

Politika

“Avokat i Vuçiqit”/ Vjen thirrja për kujdes nga kryeministri Rama: Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë!

Nga: M.H. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 22:48
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Afërsia që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë, tashmë është parë.

Mirëpo vënia në pah e kësaj çdo ditë e më tepër po dëshmon që Rama është pro Serbisë dhe jo në anën që i takon të jetë (Kosovës).

Kryeminsitri Rama sërish u shpreh pro Serbise: “Të mos ushtrojmë presion ndaj Serbisë, nuk mbijeton dot pa Rusinë”, është shprehur ditë më parë Rama.

Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do t’I mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia ka mbajtur tashmë qëndrim”, ka thënë Rama

Kjo po nënkupton që në një mënyrë apo tjetrën, kryeminsitri i Shqipërisë po mbanë anen Vuçiqit.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Ai u shpreh se kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë, kanë një miqësi të ngushtë dhe se prej tetë vitesh Edi Rama ka luajtur rol kyç në rehabilitimin e politikës dhe diplomacisë serbe në botën perëndimore.

Për të disatën herë kryeministri i Shqipërisë po bën avokatin e Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq. Është i njohur fakti se prej tetë vitesh Edi Rama ka luajtur rol kyç në rehabilitimin e politikës dhe diplomacisë serbe në botën perëndimore. E ka paraqit Serbinë dhe politikën e saj, si një politikë “paqësorë” edhe atëherë kur ajo (ata) kanë kërcënuar Kosovën me luftë! Nuk kanë lënë rast pa shfrytëzuar Rama, Thaçi dikur, e të tjerë shqiptarë si këta, që në takimet dhe axhendat ndërkombëtare të “harrojnë” të provojnë politiën “paqësore” të Beogradit”, u shpreh ai.

Profesori thekson që është ndjerë keq që në këtë mënyrë ka folur edhe ish-kryeministri Hoti pasi si natyrë është paqësore.

Aq shumë kanë kontribuar këta sojsëzë shqiptarë te bota perendimore e bota shqiptare, sa tani që Vuçiq thërret çdo ditë për konflikt, ka njerëz idiotë e naivë, të cilët akuzojnë dhe fajësojnë qeverinë e institucionet e Kosovës për “luftënxitje”! Me erdhi shumë keq kur dëgjova të fliste me këtë gjuhë edhe Avdullah Hoti. Unë e njoh natyrën e tij paqësore. Por unë pres që shqiptarët së paku të heshtin në raste të tillë, edhe nëse janë të bindur se Albin Kurti po e elaboron me tepri rrezikiun e luftës”, thotë profesori.

Rama ka formuluar politikën e degradimit të politikave tona ndaj Serbisë

Në bised e sipër, Bytyçi shpjegon se ka admiruar politikën e Rugovës dhe se në rastin e sotëm ndoshta edhe ai është dashur ta akuzoj në këtë mënyrë Serbinë për nxitje të dhunës pasi Rama po punon pro Serbisë dhe kundër Kosovës.

“Edhe unë e admiroj politikën e Ibrahim Rugovës për t’i ikur retorikës së luftës. Por duhet të jesh vërtët Rugovë që të ngjisë fjala te qytetarët e Kosovës. Në rastin e sotëm edhe Rugova ndoshta do ta akuzonte Serbinë për nxitje të dhunës e të luftës në Kosovë. Pavarësisht se fjala e tij do të ishte shumë më prekëse dhe më bindëse se e Albin Kurtit. Por unë desha të theksoj faktin se është Edi Rama që ka formuluar politikën e degradimit të politikave tona ndaj Serbisë.

Prej 24 shkurtit e këtej ai nuk lodhet se marri në mbrojtje Serbinë për qëndrimin e saj ndaj Rusisë. E mbrojti atë pak ditë pas sulmit ushtarak të Putin kundër Ukrainës në samitin e NATO-s. E ka mbrojtue në samite të tjera europiane dhe rajonale. Po e mbron edhe në intervistat e njëpasnjëshme në mediiet perendimore. Nuk e di pse nuk po e marrin në intervistë Edi Ramën gazetat e televizionet serbe e ruse. Mesa duket nuk duan ta demaskojnë. Mediet ne Serbi e Rusi ndjekin një axhendë politike qeveritare dhe e kanë të ndaluar të intervistojnë Edi Ramën, për t’ia ruajtur autoritetin në avokatinë që ai ia bën Aleksandër Vuçiq”, u shpreh profesori.

Rama po bën avokatin e lidhjeve serbo-ruse

Së fundmi zoti Rama deklaroi se “Është gabim t’i bëjmë presion Serbisë. Ajo nuk mbijeton dot pa Rusinë“! Më troç nuk thuhet e nuk bëhet avokatia e lidhjeve serbo-ruse. Më hapur nuk ka mundur të dalë pro politikave anti-perendimore të Serbisë asnjë politikan shqiptar e më duket se edhe europian. Por ja që këtë e bën kryeministri i vendit tonë. E bën kreu i ekzekutivit shqiptar në mënyrë të hapur. Pa u drjtur aspak se rrënjët e politikës së sotme të Serbisë qëndrojnë në pellgje gjaku të shqiptarëve. E bën Edi Rama në modelin e përtej modelit të diktatorit të regjimit totalitar në Shqipëri”, foli për gazetën më tej Bytyçi.

Profesori më tej flet për “misionin” që Rama ka karshi serbëve, duke theksuar që në vazhdimsi flet për të mirën e serbëve sesa të shqiptarëve.

Gjithashtu cek brohritjet që Rama mori në parlamnetin e Serbsisë

Se Edi Rama muk ka asnjë problem me nacionalizmin dhe ekstremizmin serb, kjo është dëshmuar në të gjitha veprimtaritë e deklarimet e tij. Ai nuk toleron asnjë qëndrim kundër tij ndër shqiptarët. Por nuk ka problem me serbët që bëjnë thirrje edhe sot për vdekjen e shqiptarëve. Nuk shqetësohet aspak as për deklarimet e Aleksandër Vuçiq, me të cilat ai nxit dhunën e serbëve në Kosovë dhe bën thirrje për luftë dhe konflikt në Ballkan. Përkundrazi, thotë se Serbia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë. Pra jo vetëm e justifikonm por edhe e nxit lidhjen e aleancën midis Beogradit dhe Moskës. Kjo është ajo që bën Edi Rama. Kurrë në historinë e shtetit shqiptar nuk ka ndodhur kjo. Nuk e ka bërë një avokati si kjo as Ismail Qemali, as Princ Vidi, as Esat Pashë Toptani, As Ahmet Zogu, madje as Enver Hoxhe e Fatos Nano. Nuk po përmend Sali Berishën, sepse është public qëndrimi i tij. Por e bën Edi Rama! E bën në atë formë, sikur dëshiron të thotë se “Më mirë t’i kontribuoj progresit të serbeve, sesa të shqiptarëve”! Nuk është çudi të thotë se “Nuk ja vlen të punosh për Shqipërinë dhe shqiptarët”! Ai ndjehet i nënçmuar prej bashkatdhetarëve të vet dhe i vlerësuar nga autoritetet, institucionet e qytetarët e Serbisë. E kemi parë sesa duartrokitje mori kur foli para disa kohësh para parlamentit të Serbisë. Nuk i ka marra ato duartrokitje asnjëherë në parlamentin e Shqipërisë. Madje as në parlementin e Kosovës, të cilin disa fraksione e kanë lëshuar atë për shkak të fjalimeve përçarëse e anti-kombëtare”, u shpreh profesori

Nëfund, ai thotë që Rama po vazhdon të jetë aleate e Serbisë dhe Rusisë duke nënvizuar që “Open Balkan” është instrumenti që i shërben për këtë.

Për Edi Ramën Serbia duhet të jetë aleate e Rusisë. Dhe në fakt me këtë ai dëshiron që të ketë një linjë direkte të lidhjeve të tij me Kremlinin. Open Balkan është instrumenti që i shërben për këtë. Serbia në lidhje me Rusinë bëhet avokate e Edi Ramës në Moskë! Kjo është skema që kryeministri i Shqipërisë ka ndërtuar me avokatinë që ai i bën Serbisë”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat