Zhvillime të papritura/ Burime për “Bota sot” thonë se mësimdhënësit refuzojnë të dalin në punë nga kjo ditë!

Politika

Zhvillime të papritura/ Burime për “Bota sot” thonë se mësimdhënësit refuzojnë të dalin në punë nga kjo ditë!

Nga: N.E. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:32
Rrahman Jasharaj (kryetari i SBASHK)

Qeveria e Kosovës tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar se grevistët nuk do të paguhen për muajin shtator. Sipas vendimit të qeverisë, pagesa nuk do t’i ekzekutohet mësimdhënësve, por e njëjta gjë nuk vlen për shërbyesit tjerë civilë që gjithashtu kanë mbajtur grevë që nga 25 gushti i këtij viti.

Kundër këtij vendimi, ka dalë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se kjo është goditje dhe një mesazh i keq.

Sipas Jasharajt, Qeveria i ka goditur pas shpine, në vend të mesazhit pozitiv.

“Është një goditje dhe një mesazh i keq, dhe qeveria Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva, është një ndëshkim i keq, një mesazh i keq, duke i shkelur të gjitha ligjet, edhe po të ishte ndryshe me ligje, qeveri duhet të kalonte veten dhe të procedonte pagat. Qeveria ka goditur pas shpine kësaj radhe, në vend të mesazhe pozitive në vend të ulemi dhe të bëjmë çmos që vitin shkollor të vazhdojmë me rrjedha të mbara dhe të japim kontribut të çmuar për të arritur edhe ata që është humbur nga greva, ajo sjellë një vendim”, është shprehur Jasharaj.

Por, çfarë thonë mësimdhënësit për këtë vendim të Qeverisë dhe çfarë hapa do të ndërmarrin ata.

“Bota sot”, nga burimet e saj nëpër disa shkolla në Prishtinë, merr vesh se mësimdhënësit janë të zhgënjyer dhe të shqetësuar nga ky vendim.

Burimet e afërta të gazetës, thonë se grupi i shkollave në Prishtinë ka dalë me propozime të ndryshme, pas këtij vendimi të Qeverisë dhe kësisoj janë duke e munduar opsionin që të enjten të mos jenë në mësim.

“Vendimi i Qeverisë i ka bërë të shqetësuar dhe të zhgënjyer mësimdhënësit, kjo sepse greva është e drejtë ligjore. Në shkolla tashmë janë duke u dhënë propozime të ndryshme pas vendimit, mirëpo jemi duke e menduar opsionin e mos dhënies mësim nëse nuk ndryshon vendimi deri të enjten”, ka thënë burimi.

Ndryshe nga vendimi i mos ekzekutimit të pagave të mësimdhënësve kanë reaguar shumë pjesëtarë të opozitës, madje LDK dhe AAK shprehin gatishmëri në përkrahje të mësimdhënëse për paga./BS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat