Zbulohet se çfarë do të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq – eksperti i sigurisë ka një paralajmërim!

Politika

Zbulohet se çfarë do të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq – eksperti i sigurisë ka një paralajmërim!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 19 nëntor 2022 Në ora: 19:46
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Situata në vendin tonë po vazhdon të mbetët e tensionuar.

Një nga ngjarjet që po vazhdon të ketë aktualitetin, janë çështja e targave.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë në nisjen e shqiptimit të masës së gjobave për ata që nuk i kanë ndërruar targat ilegale serbe.

Sipas vendimit të Qeverisë, personat që ngasin vetura serbe me targa ilegale, pas 21 nëntorit do t’ju shqiptohet gjoba prej 150 eurosh.

Për këtë çështje orë më parë është bërë me dije që do të mbahet një takim për të diskutuar në lidhje me targat.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor.

Mirëpo a do të ketë ndonjë dakordim në lidhje me këtë çështje?

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar ekspertin e sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai thotë që në takimin e së hënes qeveria e Kosovës do të dakordohet që faza e qortimit të vazhdojë për një afat 3 muaj të tjerë.

Qeveria e Kosovës do të dakordohet me Serbinë në Bruksel që: Targat në fazën e qortimit të vazhdojë për një afat 3 muaj të tjerë e deri atëhere të përdorin tabelat KS dhe të gjendet një zgjedhje pastaj si pjesë e marrëveshjes finale”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë, më tej thotë që më 18 dhjetor të vazhdojë aktivitetin e saj destruktive në raport më Kosovën.

Dhe skenari i Serbisë më 18 dhjetor të vazhdojë aktivitetin e saj destruktive në raport më Kosovën duke i detyruar ata që serbet e braktisur të rikthehen në institucione në një marrëveshje formale”, tha eksperti.

Në fund, ai shton që nëse nuk do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë atëhere do të kemi tensione.

E në rast që të hënen nuk do kemi arritje të marrvëshjes atëhere tensionimi është i garantuar”, përfundoi eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat