Nga Grenelli tek Soros-i- Profesori: PDK dhe LDK nuk mund të gjejnë më askënd në Amerikë për rrëzimin e qeverisë Kurti”

Politika

Nga Grenelli tek Soros-i- Profesori: PDK dhe LDK nuk mund të gjejnë më askënd në Amerikë për rrëzimin e qeverisë Kurti”

M. Lakna Rugova Nga M. Lakna Rugova Më 25 nëntor 2022 Në ora: 15:48
Memli Krasniqi dhe Alex Soros.

Publicisti Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka komentuar vizitën e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në SHBA.

Maxharraj e ka konsideruar sit ë dëmshëm takimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me biznesmenin Alex Soros.

Për profesorin, mbetet e mistershme shkuarja e Krasniqit dhe Abdixhikut në SHBA NË kohën kur Kosova përballej me kërcënime nga Serbia.

“Thuhet se Memli dhe Abdixhiku kanë shkuar ne Amerikë për të rrëzuar gur ne qeverinë Kurt,i i cili “po i prishka me Amerikën”/

Dy krerët e opozitës, Memli Krasniqi i PDK dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së paralelisht të ndarë qendruan në vizitë në SHBA.

Patën takime të ndryshme me personalitete të kongresit dhe Senatit Amerikan. Por, paten edhe takime private me njerëz të ndryshëm të jetës biznesore atje. Por, një gjë dihej se dera e Shtepisë se Bardhë ishte e mbyllur për ta. Është fate që ata nuk u takuan diku rastësisht.

Mbetet mister shkuarja e tyre në Amerikë në këto kohë kur Kosova është ne rrethim të hekurt nga ushtria e Vuçiqit dhe e kercnuar edhe nga veglat e tij kriminelet si Radojçiq, Rakiq,Veselenoviq të cilët për dy dekada vranin e kthjellnin në veri për mes kontrabandës, e të cilët ishin edhe në bashkëpunim me krerët, liderët e shtetit të Kosovës, kuptohet për përfitime material”, u shpreh ai.

Image
Publicisti Binak Maxharraj

Maxharraj e quan të “turpshëm” takimin e Krasniqit me Alex Sorosin, për shkak të figurës kontraverse që paraqet ky i fundit.

“Por, një takim i Memli Krasniqit ishte diçka i veçantë. Bëhet fjalë për takimin privat me djalin e magnatit George Soros, Alex Soros. Soroset janë figura kontraverse jo vetem në Ametikë por edhe gjetiu. Njihen si drejtues të Fondacionit për shoqërin e hapurë. Sorosi i riu nuk është figurë e panjohur në Ballkanin Përendimor. Qëndrimet e tij në këto hapësira të Ballkanit ishin dhe mbeten të dyshimta, kontraverse. Ai ishte si një person i sojit të Ricard Grenellit, që sillej dhe ende sillet si fantazmë nëpër Ballkan me qëndrime të veçanta në Serbi dhe Shqiperi të cilat edhe e finansojnë në luftën e tyre kundër Kosovës në drejtim të shkatërrimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Është turp i madh por edhe shumë e çuditeshme takimi i Memli Krasniqit me këtë figure të urryer nga vetë kombi shqiptarë, por qe është një mik i madh i Serbisë e në veçanti i kryetarit Vuçiq. Flitet se ky njeri i paska ndihmuar në agjendën e tij ne Amerikë, etj”, ka theksuar ai.

Sipas tij, lidhjet e Sorosit janë më të afërta me Serbinë se sa me Kosovën.

“Kryetari i PDK Memli Krasniqi paska deklaruar se gjatë takimit me Alex Sorosin kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Përendimor. Kryetari i PDK Memli Krasniqi e ka falenderuar Alex Sorosin për kontributin e vazhdueshëm në nxitjën e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

Po a din Memli Krasniqi se cili ishte bashkëpunimi dhe kontributi i Sorosve ne Ballkan?!

Nëse e ka lënë memoria po i ndihmoj!.

George Soros me të birin janë figurat më kontaverse jo vetëm në Amerikë që nuk shihen me sy të mirë, por ata me “kontributin e tyre kontravers” mundohen të ndikojnë edhe në rajonet tjera e sidomos në Ballkanin Përendimor. Soroset nuk erdhën në këto anë për ndonjë bashkëpunim apo për ndonjë kontribut dhënë këtyre vendeve siç thotë Krasniqi, por Gerorge Sorosi me të birin e tij Alexin ishin miq te besueshëm të Serbisë e pastaj edhe i Edi Ramës në Shqipëri. Dhe u përfshinë në punët e pista, të qëllimshme, të dëmshme për shkatërrimin e Kosovës”, theksoi ai.

Më tej Maxharraj u shpreh se, “Soroset u përizien e më pas ishin edhe ishin ideatoret kryesor për pengimin e Kosovës në shtetëndrtim”.

“Soroset se bashku me Vuçiqin, Edi Ramën dhe me Hahim Thaçin ishin ata qe hartuan skica, harta dhe bënë projekte makabre për ndarjën e Kosovës, shkembim teritorësh apo edhe korigjim të tyre të cilin Thaçi dhe Vuçiq për tri vite me radhë nuk e hiqnin nga goja.

Por nuk e di se gjatë takimit me Sorosin a ia bëri me dije se agjnda për ndarjen e Kosovës edhe sot e kësaj dite është e gjallë në partinë e tij, sespe figura të njohura të PDK-së edhe sot e kësaj dite haptas flasin për mundëesinë e ndarjës së Kosovës, i cila fare nuk është kontestuar e as kundërshtuar nga kryetari Memli Krasniqi”, rikujton profesori.

Sipas tij, Krasniqi është dashur që Sorosit t`i tregojë për përpjekjet e Qeverisë Kurti për të sjell sovranitet në very, gjë të cilën nuk e bëri qeveria e cila udhëhiqej dikur nga PDK-ja.

“Nga ana tjetër kur Krasniqi thotë se njohtova Sorosin për situatën aktuale në Kosovë. Është dëshur t’i thotë se kur qeveria Kurti po mundohet të vejë rregull dhe sovranitet në veri, atë që partia Memli Krasniqit PDK nuk e e beri për këto dy dekada sa ishte në pushtet, por e la Serbinë ngadal por sigurt të rreshqas me të dy këbmët në veriun e Kosovës se bashku me Princin e tye Car Llazarin. Dhe mu për këtë arësye janë zgjuar dragonjtë, bandat kriminele të ndërsyera nga vetë Vuçiqi që të krijojë tensione për shkak të targave në veri me motivin se qeveria Kurti po krijon tensione pse dashka në menyrë ligjore të ushtrojë sovranitet në tërë vendin e saj”, shprehet Maxharraj,

Profesori shprehese së, në vendë se kësaj situate t’i dalin në ndihmë krerët opozitarë, ata sikur shkuan atje për të rrëzuar qeverinë Kurti.

“Por u mashtruan, pasi PDK dhe LDK nuk mund të gjejnë më asnjë Grenell në Amerikë për rrëzimin e qeverisë Kurti për t’i sjellë vasalet e Serbisë në pushtet të llojit të tyre, sespe Amerika nuk i përkrah vasalet të cilët në këto ditë të veshtira janë më afër me Vuqiin se sa me Kurtin i cili nuk lëshon pe edhe me jetë kur është ne pyetje shteti i Kosovës.

Prandaj, se fundmi është turp i madh, skandal i sojit “sui generis” kur një lider partie si Memli Krasniqi takohet me Soroset, me armiqtë tonë të cilët tentuan dhe do të tentojnë edhe më tutje të ia fusin thikën pas shpine Kosovës po ju erdhi rasti”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat