“Ata që i përkrahin idetë ruso- serbe, duhet të largohen me çdo kusht nga pushteti”

Politika

“Ata që i përkrahin idetë ruso- serbe, duhet të largohen me çdo kusht nga pushteti”

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:25
Liderët e Ballkanit të hapur

“Ballkani i hapur”, mbetet një sfidë në të cilën Kosova nuk merr pjesë. Pjesë e sja janë tre shtete ballkanike, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se kundër idesë së Ballkanit të Hapur duhet të mbahen protesta.

“Se duhet organizuar protesta kundër Ballkanit të Hapur, është modeli të shprehem ashtu i protestave masive që u mbajtën në Mal të Zi, ndaj idesë serbo-rusomadhe në Ballkan. Përqafimi i kësaj ideje do të ishte për shqiptarët përqafim i botës ruse dhe të botës serbe! Kjo do t’i ndihmonte automatikisht formimit të Serbisë të Madhe, do t’i ndihmonte homogjenizimit të serbëve në rajon. E kjo pastaj, do të ishte katasrofale, për të gjithë popujt të tjerë”, thotë ai.

Sipas tij, ne nuk duhet të shkojmë pas ideve dhe njerëzve të cilët nuk kanë integritet dhe logjikë kombëtare.

Tutje, analisti shton, se tashmë i pamë se kush janë Edi Rama dhe Dritan Abazoviq që shkojnë pas ideve të Vuçiqit.

“Kosova e Shqipëria vendin e kanë në Evropën e Bashkuar, e jo të përfundojnë në idetë që katërcipërisht bien ndesh me synimet tona. Të përfundojnë në idetë që nuk janë më shumë se letër tualeti! Nuk kemi asnjë arsye që të shkojmë mbrapa njerëzve të cilët nuk kanë integritet personal dhe as logjikë kombëtare. Nuk shkohet prapa ideve shoviniste që për mua nuk kanë lidhje me integrimet rajonale. E dimë se çfarë është Serbia e sotme e pa reformuar, por edhe historikisht e orientuar kundlr ineteresave tona. Ne mësuam tashmë se cilët janë Edi Rama dhe Abazoviqi i vogël, të cilët iu bashkëngjitën presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, por edhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin, në idetë e tyre”, shton ai.

Në fund, deklaron se ata të cilët shkojnë pas ideve ruso-serbe duhet të largohen me çdo kusht nga pushteti.

“Shqiptarët janë ngopur me rrena dhe me mashtrues në pushtet. Kjo për bashkëngjitje të idesë për Ballkan të Hapur i tejkalon të gjitha, se i cenon direkt interesat tona nacionale. Ata që i përkrahin idetë ruso- serbe, duhet të largohen me çdo kusht nga pushteti. Kosova për fat nuk është duke përqafuar idetë e tilla të shovinizmit ruso -serbomadh në rajon dhe më gjerë. Unë mendojë së mjaft gjatë kemi pasur devijime të brendshme por edhe në planin jashtëm, me marrëveshje të këqija në maratonen e bisedimeve më Serbinë. Ideja për Ballkan të Hapur e cila inkorporohet me idenë shovinste “të gjithë serbët në një shtet”, nuk iu duhet shqiptarëve në trojet etnike. Nuk iu duhen sigurisht as njerëzit që më të dyja këmbët shkelin integritetin dhe sovranitetin e vendit. Sa më gjatë, që të tregohemi të dëgjueshëm para tyre, aq më keq do të jetë për shqiptarët!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat