Zëri opozitar kundër “krye hajdutit” Rama, publicisti tregon qëllimin e protestës së nesërme- Ja çka do t`i bëhet me dije botës!

Politika

Zëri opozitar kundër “krye hajdutit” Rama, publicisti tregon qëllimin e protestës së nesërme- Ja çka do t`i bëhet me dije botës!

M.Lakna Nga M.Lakna Më 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:25
Protesta e opozitës në Tiranë-arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t'i pres të martën udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një takim njëditor.

Ky takim synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë, e cila deri gjatë ditës së sotme ishte e pavendosur për ardhjen në Tiranë.

Po në këtë ditë opozita në Shqipëri ka paralajmëruar një protestë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha një ditë para samitit të Bashkimit Europian – Ballkanit Perëndimor në Tiranë ka deklaruar se ditën e nesërme do të zhvillohet një protestë e fuqishme në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.

Qëllimi i saj sipas Berishës është për t’i treguar liderëve evropianë, se opozita është në betejë me kryeministrin Edi Rama.

Por, nesër ne, populli opozitar, do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, bashkohet nesër në shesh me ne, për t’i dëshmuar, lidershipit evropian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së lirë të shqiptarëve, Edi Rama. Për t’i dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë në atë samit, e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimin e votës së lirë të shqiptarëve. E ka pushtetin të ngritur mbi drogën, trafiqet, mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri. E ka pushtetin dhe karrigen e tij të ngritur mbi vjedhjet e mëdha, të paimagjinueshme për një vend evropian, që u bën qytetarëve shqiptarë. Është e vërtetë që ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por është e vërtetë se ai ulet si kryehajdut i Shqipërisë gjithashtu”, tha Berisha ndër të tjera.

Këtë protestë kryeministri Edi Rama e ka quajtur absurde, duke theksuar se ajo po organizohet nga ata që kanë marrë financime ruse.

“Ajo është një protestë absurde që nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër përveçse me vazhdimin e një misioni që tanimë, për ata që duan të shikojnë është një mision i qartë, i zbuluar në sytë e të gjithëve. Është e njëjta forcë, e cila është paguar me para ruse, për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi e ky është një fakt”, tha Rama.

Mirëpo, për publicistin Rexhep Shahu protesta e nesërme tregon nivel të lartë të funksionimit të demokracisë, edhe pse në tërësi ajo nuk funksionon në Shqipëri.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, me anë të kësaj proteste bota përmes mediave ndërkombëtare do ta mësojë të vërtetën se në Shqipëri nuk funksionon demokracia, pasi është e dhunuar nga autokracia dhe dhuna e qeverisë.

Nëse nesër në Tiranë do të ketë protestë kjo tregon nivel të lartë të funksionimit të demokracisë, edhe pse në tërësi ajo nuk funksionon në Shqipëri. Nëse do të protestohet seriozisht nesër në Tiranë, bota përmes mediave ndërkombëtare do ta mësojë të vërtetën se në Shqipëri nuk funksionon demokracia, pasi është e dhunuar nga autokracia dhe dhuna e qeverisë. Nuk ka shtyp të lirë, nuk ka shtyp opozitar sepse qeveria me mjete të buta blen çdo tentativë, e blen me tenderë e leje ndërtimi. Nëse do të protestohet nesër në Tiranë shqiptarët dhe bota do ta mësojnë se nuk ka këtu në këtë vend vetëm popull qeveritar vetëm popull socialist e rilindës të Edi Rames por ka edhe popull opozitar.

Aktualisht në Shqipëri mendohet se ka vetëm popull e familje të njerëzve të punësuar në punë shtetërore me vendim e urdhra partie apo qeverie. Populli opozitar asnjëherë nuk ka qenë më i përjashtuar se sa nën këtë qeveri. Kjo qeveri punon vetëm për të shtrënguar radhët e popullit socialist, punëson socialiste, ndihmon socialiste dhe i llogarit kontingjent votuesish të sigurte për Edi Ramen”, u shpreh Shahu.

Po ashtu ai tha se protesta e nesërme do t`i tregojë botës se ka edhe popull te pakënaqur nga kjo qeveri që e diskriminon dhe e lufton kundërshtarin e opozitarin.

“Nëse nesër protestohet në Tiranë bota do e mësojë se në Shqipëri nuk ka vetëm patronszhiste spiune për llogari të qeverise, por ka edhe popull te pakënaqur nga kjo qeveri që e diskriminon dhe e lufton kundërshtarin e opozitarin”, ka nënvizuar ai.

Publicisti Shahu tha se nuk beson që do të ketë destabilizim apo dhunë në protestë, ndonëse ka potencuar se në gjithë protestat që janë bërë kur qeverisin socialistët dhuna qeveritare ka qenë në ekstreme duke përdorë lehtësisht gaz helmues.

“Nuk besoj të kete destabilizim edhe pse në gjithë protestat që janë bërë kur qeverisin socialistët dhuna qeveritare ka qenë në ekstreme duke përdorë lehtësisht gaz helmues. Shpresojmë të mos përdoret nesër gaz helmues se ka shumë të huaj në Tiranë gazetare e diplomatë. Rama e quan absurde çdo gjë që nuk i pëlqen kur e bëjnë të tjerët dhe e quan ushtrim demokracie kur vetë i bën protestat të dhunshme”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat