Vjen paralajmërimi për Kosovën – ky është plani i Serbisë, ja pse duhet të kemi kujdes!

Politika

Vjen paralajmërimi për Kosovën – ky është plani i Serbisë, ja pse duhet të kemi kujdes!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 8 shkurt 2023 Në ora: 13:53
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kosova po vazhdon të mbetët nën trysnin ndërkombëtare.

Kjo për shkak se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk po arrihet ende.

Së fundmi kryeministri Kurti ka pasur një takim me amabasdorët ndërkombëtar si dhe emisarin Lajçak.

Pas takimi Lajçak u shpreh se Asociacioni do të zbatohet, ani pse kryeministri Kurti nuk është deklaruar pas këtij takimi.

Gjithashtu pas këtij takimi u shpreh se nga ana e Kosovës është pranuar edhe plani franko-gjerman.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai u shpreh se plani franko-gjeman përmban disa elemente me rëndësi thelbësore të cilat forcojnë dhe avancojnë edhe më tepër shtetësinë e Kosovës.

Image
Gani Qarri

Gjithashtu analisti shton që shpresohet se në kuadër të këtij plani, edhe shumica e 5 vendeve mos-njohëse të BE-së, ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Pasi që plani franko-gjeman përmban disa elemente me rëndësi thelbësore të cilat forcojnë dhe avancojnë edhe më tepër shtetësinë e Kosovës, që për dhjet vite dialog, nuk janë shtruar asnjëherë në tavolinë të bisedimeve. Ku hynë respektimi i integritetit territorial të Republikës së Kosovës, paprekshmëria e kufijve të vendit, njohjen e simboleve tona shtetërore, mos-pengimi i pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare nga ana e Serbisë. Si dhe shpresohet se në kuadër të këtij plani, edhe shumica e 5 vendeve mos-njohëse të BE-së, ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, plan që ka marrë edhe mbështetjen e shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kryeministrin e Kosovës, ishte pothuajse e pamundshme, që pa pasur një ofertë më të mirë se kjo, në tavolinë, të mos pranohet propozimi në fjalë”, u shpreh analisti.

Qarri ndër të tjera thotë që ajo se çfarë është shqetësuese për ne si qytetarë është përjashtimi i reciprocitetit për shqiptarët në Kosovën Lindore, mos figurimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës në këtë plan.

Ajo që duhet të na brengosë neve si shqiptar dhe qytetar të këtij vendi të vogël, është përjashtimi i reciprocitetit për shqiptarët në Kosovën Lindore, mos figurimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës në këtë plan, si dhe tentimi arbitrar që pa dëshirën e Kosovës të imponohet krijimi i "asociacionit" kundër-kushtetues një etnik serb, në Kosovën multietnike.

Faktikisht në dokument përveç heqjes së njohjes së ndërsjellët Kosovë-Serbi, nuk përmendet as anëtarësimi i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat, me të drejtë ka insistuar në vijimësi Qeveria aktuale e Kosovës”, shpjegon analisti.

Në bised e sipër analistipërmend trysnin që Kosova po e ka në vazhdimsi duke shtuar që kjo mund të sjellë ndarje dhe ricopëtim.

“Shto kësaj faktin e dhembshëm se në planin franko-gjerman nuk ka barabarësi dhe reciprocitet edhe për sa i takon trajtimit dhe të drejtave të pakicave kombëtare, jo vetëm në të dy shtetet dialoguese, por as në vendet tjera fqinje ku jetojnë shqiptarët, në këtë mënyrë, nuk besojë se mund të arrihet marrëveshje e pranueshme afatgjate, as zgjidhje definitive, por vetëm shtyrje dhe zvarritje e bisedimeve, për të rifilluar pas pak kohësh, serish të dialogojmë për trajtimin e pakicave dhe të drejtave që edhe shqiptarëve u takojnë, ani pse ata jetojnë nën sundimin e vendeve sllave fqinje.

Kurse me trysni të tilla të njëanshme ndërkombëtare, vetëm kundër Kosovës dhe rrezikimin jo vetëm të interesave të saj jetike, si bosnjëzimi, por edhe kërcënimi real për ndarj dhe ricopëtim, të para programuar nga Serbia, përmes krijimit të republikave të reja "serbe" edhe në Kosovë, si "zajednica" kundërkushtetuese, duke harruar dhe lënë anash të drejtat e shqiptarëve, në Serbi dhe shtetet tjera fqinje përreth, ndoshta Kosovës, nga Eskobar & Co mundë ti imponohen edhe krijesa të tilla kundërkushtetuese si "zajednica", por dialogu nuk mund të qohet përpara, as të sigurohet paqja e qëndrueshme dhe arrihet marrëveshje përfundimtare e gjithëpërfshirëse.”, shprehet ai.

Analisti në fund kërkon që ndaj Serbisë të bëhet një trysni më e madhe në mënyrë që ajo ta pranoj realitetin për Kosovën.

Thënë shkurt dhe shqip, me një shtet ish okupator e hegjemonist si Serbia, që edhe sot mban peng mbi 1600 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar dhe gati një çerek shekulli pas lufte. Nuk pranon të kërkojë falje për gjenocidin dhe krimet monstruoze të kryera në mënyrë të organizuar shtetërore në Kosovë e cila përveç fshehjes së gjurmëve të krimit e gjenocidit. Vazhdon të mos i bëj të njohura as vendndodhjet e mbetjeve mortore të shqiptarëve të pafajshëm, të vrarë e të kidnapuar nga forcat okupatore serbe duke mbajtur qëllimisht trupat e tyre të fshehur, edhe sot në varreza masive nëpër Serbi, marrëveshja përfundimtare me një shtet të tillë, jo vetëm që është një enigmë e madhe, por gati do të mbetet edhe e pamundshme, nëse nuk zhvillohet trysni e mjaftueshme ndërkombëtare ndaj saj, për pranimin e realitetit dhe pajtimin në mes të dy popujve, pasi që shqiptarët mund të jetojnë në fqinjësi me serbët, por nuk janë më të gatshëm, për asnjë çmim, ti nënshtrohen okupimit Serbisë”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat