Analistët e zbulojnë planin e Serbisë, ja çfarë po mundohet të bëjë përmes Asociacionit!

Politika

Analistët e zbulojnë planin e Serbisë, ja çfarë po mundohet të bëjë përmes Asociacionit!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 22 shkurt 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Eksperti gjerman i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber tha se marrëveshja e asociacionit po përmendet nga Beogradi si një mjet praktik për të ashtuquajturin integrim të serbëve në shoqërinë Kosovës. 

Sipas tij, në fakt asociacioni për Beogradin ka më shumë  përdorim simbolik, për të shpëtuar fytyrën para serbëve të Veriut për premtimet që u ka bërë për 30 vjet. 

“Asociacioni ishte si një element fytyrëshpëtues për Beogradin dhe si mjet simbolik pas 3 dekadash, ku Beogradi u ka thënë serbëve në veri se janë pjesë e Serbisë dhe duhet të bëj një kthesë të madhe duke u thënë se mund të mos përfundojnë në serbi, ka më shumë përdorim simbolik. 

Problemi është se ka përmbajtje praktike, ky është problemi kryesore që nuk u zgjidh kurrë dhe i çoi në ngërçin në dialog që nga viti 2015. Tani Perëndimi ka nxjerrë një marrëveshje të ndërmjetme. Vuçiq ia ka dalë me sukses duke e cilësuar si pjesën kryesore të marrëveshjeve të pazbatuara, edhe pse shumë marrëveshje të tjera nuk janë zbatuar nga Beogradi”, tha eksperti në Balkan Talks. 

Ky synim i Bogradit po konsiderohet si “preteskt” i Beogradit në synimet territoriale ndaj Kosovës, përkatësisht  asociacionit me kompetenca ekzekutive. 

Kjo për faktin se serbët janë të integruar mjaftueshëm në Kosovë dhe kanë të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë, sipas Kushtetutës se Republikës se Kosovës. 

Qarri: Serbët në Kosovë kanë shumë të drejta 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri. 

Ai u shpreh se një propozim evropian nuk mund ta sjellë kaq shpejt marrëveshjen finale mes dy vendeve. 

“Habit shumë fakti se si brenda nate, në një dialog që zgjatë mbi një dekadë, për marrëveshje me njohje reciproke, u arrit, që në dokumentin e njohur si propozim evropian e pastaj, si plani franko-gjerman, të hiqet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe pa pëlqimin e Kosovës, të inkorporohet “asociacioni” kundërkushtetues një etnik serb. Kur dihet publikisht fakti, se asociacioni, as sot zyrtarisht, nuk është pjesë e propozimit evropian, të njohur ndryshe edhe si plani franko-gjerman, gjë që dëshmon se ky është një IMPONIM i njëanshëm, ndaj shtrohet pyetja si, pse dhe nga kush”, u shpreh analisti. 

Image
Gani Qarri

Analisti më tej thekson që i habitur për këtë deklaratë të tillë është habitur edhe vet eksperti gjerman,pasi një skenar i radhës mund të jetë i përgatitur nga Serbia. 

“I habitur me këtë akt, duket se shprehet edhe vet eksperti gjerman i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber , i cili tha se marrëveshja e asociacionit një etnik serb, po përmendet nga Serbia si mjet “praktik” për të ashtuquajturin integrim të serbëve në shoqërinë e Kosovës, gjë që nuk ka të bëjë fare me integrimin. Por me ç`integrimin përfundimtar të tyre edhe territiorialisht nga Kosova, ngase ata janë mjaftueshëm të integruar, por në fakt, me formimin e "asociacionit" dhe dhënien edhe të formës territoriale të kësaj ngrehine kundër-kushtetuese”, theksoi ai. 

Qarri nga ana tjetër shton që kërkesa e Serbisë për formimin e asociacionit kundër-kushtetues nuk është asgjë tjetër, përveçse një kamuflazh meskine e Serbisë, për realizimin e synimeve të errëta hegjemoniste dhe gllabërimin e territoreve. 

“Pas formimit të asociacionit një etnik serb, që përveç në Kosovë, nuk ka asnjë shembull të ngjashëm në rajon as Evropë, konfirmimit të “vërtetësisë” së pronave, sipas skemave Millosheviqiane të shekullit të kaluar dhe jetësimit të eksterritorialitetit të kishave ortodokse serbe, do të kërkohet praktikisht edhe lidhja tokësore e të gjitha këtyre fantazmave juridiko-gjeografike “serbe” me territorin e qeverisur nga asociacioni një etnik serb. 

Kështu që kërkesa e Serbisë për formimin e asociacionit kundër kushtetues, një etnik serb, që së fundi përkundër letrës së Presidentit të SHBA-ve, z. Joe Biden, në të cilën kërkohet njohja e ndërsjellë, çuditërisht ka fituar edhe mbështetjen e emisarit amerikan Gabriel Eskobar dhe ndërmjetësuesit të lartë të BE-së Mirosllav Lajçak. E që nuk është asgjë tjetër, përveçse një kamuflazh meskine e Serbisë, për realizimin e synimeve të errëta hegjemoniste dhe gllabërimin e territoreve më vitale të Kosovës përmes asociacionit me kompetenca ekzekutive, kur dihet mirë se serbët lokal, jo vetëm që janë te integruar mjaftueshëm në Kosovë, por kanë edhe më shumë të drejta se të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, përfshi edhe shumicën shqiptare dhe atë të garantuara në vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shpjegoi Qarri për “Bota sot”. 

Mehazi: Deklarata e Weber , na bën të besojmë se kërkesat e vazhdueshme të asociacionit serbe janë elemente “fytyrë-shpëtuese” 

Ndërsa, analisti tjetër politik, Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e Ëever e ka kuptimin e simbolikës politike të presidentit të Serbisë Vuçiqit që para planin evropian franko-gjerman  të dilte me dy kërkesa alternative në lidhje me pakicat serbe të veriut. 

“Deklarata e ekspertit gjerman për çështjen e Ballkanit, Bodo Weber , me rastin e asociacioneve të pakicave serbe e ka kuptimin e simbolikës politike të presidentit të Serbisë Vuçiqit që para planin evropian franko-gjerman  të dilte me dy kërkesa alternative në lidhje me pakicat serbe të veriut që kushtimisht e qëllimisht të kushtëzonte jo vetëm Kosovën, por edhe BE-në, Francën e Gjermaninë me ndihma ekonomike, infrastrukturore e tregtare, një, për synimet territoriale, dhe dy për asociacione ekzekutive të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që më në fund me kthesën e njohjes reciproke presidenti i Serbisë, Vuçiqi të arsyetohej para qytetarëve serbë të Kosovës se njohja e Kosovës jo vetëm Serbisë, por edhe pakicës serbe të veriut do ju dhuronte të gjitha të drejtat suplementare brenda kushtetutës së Kosovës”, tha profesori. 

Image
Sulejman Mehazi

Ndër të tjera, ai thotë që se kërkesat e vazhdueshme të asociacioneve serbe janë elemente fytyrë-shpëtuese duke u arsyetuar se pakicat serbe mund të mos përfundojnë në Serbi. 

“Pikërisht dhe deklarata e ekspertit për çështje të Ballkanit, Bodo Weber , na bën të besojmë se kërkesat e vazhdueshme të asociacioneve serbe për presidentin e Serbisë, Vuçiqin "janë elemente fytyrëshpëtuese" që e përdor si simbolikë politike duke u arsyetuar se pakicat serbe mund të "mos përfundojnë në Serbi", por brenda kushtetutës së Kosovës”, shprehet Mehazi. 

Profesori liston tre variante që Serbia do të del para planit franko-gjerman. 

“Serbia para planit franko-gjerman do del qëllimisht me tre variante: 

- kërkesa territoriale; 

- kërkesa asociacionesh ekzekutive të pakicave serbe; dhe në fund, 

- kompromisi me njohje reciproke me të drejtat maksimale të pakicës serbe brenda kushtetutës së Kosovës”, nënvizon profesori. 

Në fund, ai thotë që për Serbinë asociacioni i komunave serbe në Kosovë xhoker për përfitime politike.  

“Për Serbinë asosacionet e pakicave serbe në Kosovë janë xhokere përfituese politike jo për serbët e Kosovës, po për t'u anëtarësuar Serbia në BE e për të përfituar e përparuar ekonomikisht nga Unioni Evropian. 

Për shkak benificioneve që do ia jep BE-ja Serbisë, Vuçiqi do sakrifikojë pakicën serbe në veri”, përfundoi profesori për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat