“Kompromisi i ‘rrezikshëm’ që BE do t’ia bëjë Serbisë” – Profesori hedh dyshimet nëse do të nënshkruhet plani evropian!

Politika

“Kompromisi i ‘rrezikshëm’ që BE do t’ia bëjë Serbisë” – Profesori hedh dyshimet nëse do të nënshkruhet plani evropian!

Nga: A.SH Më: 16 mars 2023 Në ora: 09:58
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Plani evropian ende nuk është nënshkruar nga Kosova dhe Serbia, pavarësisht se Kosova ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.

BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht po bëjnë thirrje për gjetjen e një rruge për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më 18 mars pritet të mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ende ky plan nuk ka marr kahje, duke mos u bërë as marrëveshje madje, sepse palët ende nuk kanë nënshkruar.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë me planim e UE-së dhe të SHBA-ve duket se nuk ka marrë kahje. Plani nuk përmban njohjen reciproke. Me plan kërkohet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura midis Kosovës dhe Serbisë. Këtu nënkuptohet edhe Asociacioni që është realizuar dhe votuar nga opozita e tashmë në vitin 2013 kur ishin në pushtet. Natyrisht se opozita për nga pozita që ka është kritike dhe bënë politik populliste, sepse i duhet për vota. Plani nuk është për vota të qytetarëve. Ai nuk është bërë as marrëveshij. Nuk ka nënshkrime të vendosura. Ka mbetur pezull. Megjithatë, Kosova ka nevojë për një unitet politik tash kundruall planit”, thotë juristi.

Sipas tij, plani përmban nene që janë të dëmshme për Kosovën, duke u nisur nga Asociacioni dhe statusi i veçantë i Kishës Ortodokese serbe.

“Plani ka nene shumta që janë të dëmshme për Kosovën.

Disa janë shumë me rëndësi:

1. Asociacioni,

2. Njohja e shtetit të Kosovës edhe ng 5-a e UE-së që nuk e ka njohur ende

3. Anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, e sidomos ne OKB, që është e karakterit të veçantë për shtetin.

4. Mosnjohja reciproke dhe

5. Statusi i veçantë i Kishës Ortodokese serbe.

Në fakt këto çështje janë vitale për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Çështjet e karakterit të brendshëm, si Asociacioni dhe statusi i kishes serbe, e zhbëjnë shtetësinë në aspektin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit. Ndërsa, në fushen e jashtme, mos-siguria në njohjen e 5-se së shteteve të UE-së qe nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës dhe me mos siguria per anëtarësim në OKB e bëjnë planin shumë të dëmshëm për shtetin e Kosovës. Natyrisht se çështjet e tilla varen shumë nga marrëveshjet që do të bëhen për realizimin e planit të UE-se dhe te SHBA-ve”, shprehet ai.

Në fund, thotë se plani është rrezik për Kosovë, por që shton se po flitet për një kompromis të rrezikshëm që UE do t'ia bëjë Serbisë, që do me thënë pajtimi i të gjitha shteteve anëtare të përhershme në KS të OKB-së që Kosova të anëtarësohet në OKB-në.

“Përkundër kësaj, plani UE-se dhe i SHBA-ve, i njohur si plani franko-gjerman, është në rrezik. Kjo për faktin se është çështja e pranimit dhe e nënshkrimit të planit nga Kosova dhe nga Serbia. Krimineli Vuçiç e ka kundërshtuar piken e 4 të planit, përkatësisht atë që përcakton anëtarësimin e Kosovës në subjektet ndërkombëtare dhe në OKB. Si do të gjindet zgjidhja nuk dihet!

Flitet për një kompromis të rrezikshëm që UE do t'ia bëjë Serbisë. Fjala është këtu për pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të përhershme në KS të OKB-së që Kosova të anëtarësohet në OKB-në. Kjo është e paarritshme. Kina dhe Rusia kurrë kështu nuk pajtohen. Këtë duhet refuzuar kategorikisht Kosova dhe me një klauzulë të tille mos të nënshkruan planin e UE-së dhe të SHBA-ve”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat