Sveçla paralajmëroi hetim për zyrtarin e MPB-së/ Juristi reagon ashpër - ja si duhet vepruar në këtë situatë!

Politika

Sveçla paralajmëroi hetim për zyrtarin e MPB-së/ Juristi reagon ashpër - ja si duhet vepruar në këtë situatë!

Nga: M.Haziri Më: 16 prill 2023 Në ora: 21:17
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas raportimit të Betimit për Drejtësi se një zyrtar i dikasterit të tij e kishte përdorur parkingun e objektit të qeverisë si “Rent a Car”. 

Sveçla tha se ka kërkuar nga Policia e Kosovës të fillojë hetimet për të gjitha shkeljet ligjore. 

Pas një pune të shkëlqyeshme të gazetarëve në demaskimin dhe shpërfaqjen e keqpërdorimit të aseteve shtetërore nga një zyrtar përgjegjës që do të duhej të siguronte mbarëvajtjen e punëve të transportit dhe parkingut të objektit të Qeverisë, menjëherë kam kërkuar nga Policia e Kosovës të fillojë hetimet për të gjitha shkeljet ligjore”, është shprehur Sveçla. 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani. 

Ai u shpreh se një veprim i tillë duket absurd.  

Image
Blerim Burjani

 “Po kjo duket absurde, vetëm automjetet zyrtare mund të parkohen në hapësirën e institucioneve, por jo edhe automjetet private, mbi të gjitha për shkak sigurisë”, shprehet ai. 

 Juristi më tej thekson që duhet pasur kujdes për këto shkelje dhe të merren masa. 

 Sipas tij, Sveçla ka vepruar si duhet, pasi duhet të përcillen këto raste. 

 “Duhet më pas kujdes shumë, për shkelje duhet marr masa, pra kujdesi i respektimit të hapësirave është e domosdoshme dhe e nevojshme, përgjegjësi kanë edhe sigurimi i objketeve. 

 Sveçla ka të drejtë të kërkojë nga organet e rendit për të përcjellë e hetuar rastet e kësaj natyre”, përfundoi Burjani për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat