Serbisë i vjen një ‘goditje’, kërkohet formimi i Speciales për krimet në Kosovë - përmenden Vuçiqi, Daçiqi e Vulini!

Politika

Serbisë i vjen një ‘goditje’, kërkohet formimi i Speciales për krimet në Kosovë - përmenden Vuçiqi, Daçiqi e Vulini!

Nga: A.M Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Kanë kaluar 24 vjet që nga përfundimi i luftës mizore të Serbisë në Kosovë.

Ndaj shqiptarëve u kryen masakra, krime dhe gjendocid i tmerrshëm, ku sot e kësaj dite ka edhe shumë njerëz të zhdukur që nuk dihet se ku gjenden eshtrat e tyre.

E për gjithë këto, Serbia nuk pagoi asgjë, ku edhe nuk u hetuan asnjëherë siç duhet krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

Mirëpo, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një shkrim për “Bota sot” foli për mungesën e një Gjykate Speciale për krimet serbe ndaj shqiptarëve, ku kërkoi formimin e saj.

Së pari, ai përmendi Vuçiqin, Daçiqin e Vulinin, disa nga organizatorët kryesor të krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Përgjegjësia penale e dhunuesve dhe kriminelëve serbë të luftës nuk është realizuar dhe është largë dhënies së përgjegjësisë.

Në krye të shtetit serb gjenden kriminelët e luftës, si Vuçiq, ashtu edhe Daçiq, Vulin. Etj., të cilës ishin urdhërues dhe moderator të dhunës.

Në anën tjetër, Republika e Kosovës, doli nga lufta e shkatërruar dhe e dëmtuar, mungonin organet dhe qasja në këtë çështje të madhe.

Nuk kishte kuadro dhe as mekanizma profesional të organizuar për t'u marrë me dhunën dhe me krimet e gjenocidin serbomadh në Kosovë. Organet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it nuk kishin vullnet për t' u marrë me lëndët e tilla, me gjenocidin e shtetit serb”, deklaroi profesori.

Gjithashtu, Kelmendi tha se kishte qëndrime të ndryshme për krimet e luftës, por që asnjëherë nuk u arrestuan nga organet e drejtësisë.

Madje, tha se ndërkombëtarët u kënaqen me arrestimin e Millosheviçit, edhe pse gjykimi ndaj tij nuk përfundoi shkaku i vdekjes.

Image
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi

“Së këndejmi, nuk u kualifikua dhuna ndaj shqiptarëve në gjenocid. U dhanë qëndrime për krime të luftës, por ato organe nuk i kapen organizatorët, planifikuesit dhe ekzekutorët e gjenocidit në Kosovë.

Faktet flasin se UE dhe të tjerët u "kënaqen" me kapjen e kryekriminelit gjenocidial, Sllobodan Millosheviçit. Madje as ky gjykim nuk përfundoi, shkaku i vdekjes!!??

Organet e UNIMIK-ut në Kosovë dhe EULEX-i i kapen shqiptarët, sikur të ishte bërë gjenocid nga shqiptarët e jo mbi shqiptarët. Kriminelët serbë mbetën të lirë dhe u graduan në Serbi nëpër postet e ndryshme të shtetit.

Organet e Kosovës ishin në amulli, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ishin frikacak dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkomëbtarëve në Kosovë, ata e bënë atë çka u thanë të “ardhurit””, theksoi ai.

Në vazhdim, juristi përmendi me radhë disa nga krimet më të rënda që u bënë ndaj shqiptarëve, për të cilat ka edhe fakte, e për këtë mbeti i befasuar se si po vonohen aktakuzat në këto raste.

“Kjo gjendje e përcjelli Kosovën në vazhdimësi, kurrë këto organe nuk u liruan nga frika dhe nga ndëgjueshmëria e nënshtrimi. Edhe tash kur ekziston Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të luftës kemi heshtje, shumë pak ose fare kemi aktakuza ndaj kriminelëve serbë dhe të tjerëve.

Në Kosovë janë mbi 70 masakra të bëra ndaj popullësisë civile. Në çdo masakër ka nga 30 të vrarë e të masakruar, të djegur dhe, deri në 500 veta në Mehë të Gjakovës.

Kemi mbi 1300 fëmijë të masakruar, në mesin e tyre edhe foshnje nën moshën 1 vjeçare. Mbi 13 mijë civilëve të vrarë. Rreth 20 mijë gra, vajza dhe burra të përdhunuar dhe rreth 150 mijë objekte të shkatërruara, si shtëpi, çerdhe, shkolla, dyqane, ambulanta, etj.

Këto janë fakte, dëshmitë ekzistojnë. Fakte ka, ende kemi dëshmitarë të gjallë.

Pse po vonohen me aktakuza? Këtu nuk ka asnjë arsyetim”, nënvizoi Kelmendi.

Më tej, ai vlerëson se ka gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë frikë të ngritin aktakuza shkaku i disa faktorëve, përfshirë atyre politik.

“Kushtet duket se qeveria ua ka plotësuar mjaftë mirë, prokurorë, mjete dhe financa ka Prokuroria Speciale. Natyrisht jo të bollshme, por për gjendjen ekonomike të Kosovës, të mjaftueshme.

Këtu kemi një përgjigje: Prokurorët kanë frikë të ngritin aktakuza, nuk dua të them së janë vegla të ndokujtë! Kjo me siguri se jo! Mirëpo të frkësuar nga politika, nga faktorët relevant të jashtëm, sidomos nga BE-ja, me siguri këtej kemi ngecje të punës dhe pak aktakuza. Këtu ka ndihmuar shumë edhe mos profesionalizmi i prokurorëve. Dobësite e tyre në nxerrjen e provave dhe dembelia e madhe në punë.

Kemi po ashtu edhe faktin e mos vlerësimit adekuat të provave nëpër procese gjyqësore nga gjykatat e vendit. Rastet e vrasjeve dhe të diegjeve të dhjetëra personave dhe dënimet qesharake me 10 a 15 vjet burg nga gjykatat e vendit ka ndikim shumë negative. Ky është kulmi i poshtërësisë së gjyqtarëve, asgjë nuk e arsyeton atë veprim të gjykatave”, shpjegoi juristi.

Në fund, Kelmendi kritoi edhe ndërkombëtarët, të cilët nuk krijuan Gjykatë Speciale për Serbinë dhe krimet e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Të gjitha këto fakte kanë ndikuar që shumë pak të kemi raste të krimit të luftës dhe të gjenocidit të ndriçuara nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa, faktori vendosës ndërkombëtar, si BE , SHBA-të, Anglia etj., nuk krijuan gjykatë të veçantë apo Speciale kundër shtetit serb për krimet e bëra në Kosovë.

Ky mosveprim kundër krimit të luftës dhe gjenocidit ndaj Serbisë i dha forcë shtetit serb për të vazhduar politikën neofashiste ndaj shqiptarëve. Ndërsa, frikësoi organet e Kosovës të merren me këto vepra të rënda penale. Kështu mbeti deri më tash krimi serbomadh dhe gjenocidi pa përgjegjësi”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat