Tomë Gashi flet për paraqitjen e Gërvallës – i jep “goditje” Serbisë!

Politika

Tomë Gashi flet për paraqitjen e Gërvallës – i jep “goditje” Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 29 prill 2023 Në ora: 20:53
Tomë Gashi

Të enjten, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo foli për situatën në Kosovë, por edhe për gjendjen në rajon. Gërvalla, qysh në fillim të fjalimit të saj, e shprehu pakënaqësinë për, siç tha ajo, moslejimin e komunikimit në gjuhën shqipe.

I tërë debati kaloi në emra të përveçëm, kur Gërvalla e tha në tri gjuhë – shqip, anglisht dhe serbisht – se Ivica Daçiqi, “si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit më 1999-2000”, është përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e Gërvalles në çdo takim ndërkombëtar duke iu treguar botës për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

Ministrja e jonë zonja Donika Gërvalla është ministrja më e mirë e Punëve të Jashtme që ka pasur Kosova deri më tani. Ajo është duke i ritreguar botës për krimet monstruoze deri në gjenocid që Serbia okupuese i kreu gjatë luftës në Kosovë. Ajo është duke i ritreguar botës edhe për vrasjet masive që i kreu Serbia edhe si hakmarrje për shkak të bombardimëve të NATO-s që ishin për ne shpëtim dhe paralajmërim i lirisë e për Serbinë ishte fillimi i kapitullimit të ushtrisë dhe shtetit të saj para NATO-s dhe UÇK-së. Të cilat bënin të pamunduren që të shporret Serbia nga Kosova dhe të fitohej liria që ne e pritem për më shumë se një shekull”, u shpreh avokati.

Më tej, Gashi përmend se në ditën e masakrës së Mejes Gërvalla ia përmendi në sy gjenocidin që Serbia ka bërë duke e quajtur kriminel lufte.

Zonja Gërvalla këtë ja tha në sy në OKB kriminelit dhe zëdhënësit të Millosheviqit para pak ditësh duke e quajtur me emër të vërtetë si kriminel lufte i cili duhet të gjykohet për krimet e kryera ndaj popullatës shqiptare civile në Kosovë. Ajo ja tha këtë në ditën e përkujtimit të vitit të 24 të masakrës më të madhe të kryer nga Serbia në Kosovë, masakrën e Mejes. Këtë ja tha në këtë ditë dhe i tha se ju kemi mundur në luftë me miqët tanë amerikan dhe shtetet tjera që e bombarduan Serbinë për 78 ditë dhe që na e sollen lirinë më 12 Qershor 1999”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat