“Mision i dyshimtë!”, kritikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë – këto shtete mike të Serbisë e mbështeten atë!

Politika

“Mision i dyshimtë!”, kritikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë – këto shtete mike të Serbisë e mbështeten atë!

Nga: A.M. Më: 30 prill 2023 Në ora: 20:01
Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, kërkuan përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Nisur nga zhvillimet e fundit në vendin, ata kërkuan të rishikohet një mënyrë tjetër të mbikëqyrjes së Kosovës.

“Ky është një momentum pozitiv që është koha që OKB të shikojë një rol tjetër sa i përket mbikëqyrjes së Kosovës dhe se mandati që ka qenë deri më tani nuk është i nevojshëm andaj duke falënderuar angazhimin e deritanishëm të UNMIK-ut ne duhet të pranojmë faktin që misioni ka përfunduar”, tha ndër të tjera Përfaqësuesi i SHBA-së në mbledhjen e Këshillit të OKB-së, Jeffrey DeLaurentis

Opinionisti Dedë Preqi, kritkoi misionin e UNMIK-ut, duke mbështetur kërkesën e SHBA-së dhe Britanisë për përfundim të mandatit.

Fillimisht, ai në një prononcim për “Bota sot” foli për fillimin e mandatit të UNMIK0ut dhe aktivitetet e tij.

“Mandati i Misionit të Administratës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK) u përcaktua nga Këshilli i Sigurimit, përmes Rezulutës 1244, në vitin 1999, për të ndihmuar Kosovën e pasluftës, në sigurimin e kushteve për një jetë të qetë dhe normale dhe i cili do të kishte përgjegjësinë operacionale në sundimin e ligjit dhe zbatimin e tyre në këtë vend.

Prandaj, OKB, pas sulmeve të NATO-s, në Kosovë, vendosi Misionin e UNMIK-ut, për t’i dhënë fund kontrollit të Beogradit në këtë vend, duke i dhënë këtij misioni edhe shumë role të tjera, sikur që ishte edhe ai i ndërmjetësuesit për arritjen e komunikimeve dhe marrëveshjeve në mes autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, poashtu edhe ndërmjetësimin me partneritetet ndërkombëtare. Ky mision vazhdon aktivitetin e vet më shumë se kishte nevojë, dhe i cili shumë herë ishte kritikuar për misionin e tij të dështuar, në veçanti në rolin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjeve në këtë vend, ku në të shumtën e rasteve ka mbajtur anën e Serbisë dhe i cili shumë pak ka arritë të ndërtojë një sistem efikas të drejtësisë, mbase edhe shumica e tyre ishin gjyqëtarë të pa aftë dhe të anueshëm”, deklaroi opinionisti.

Preqi kritkoi UNMIK për mos hetimin dhe gjykimin e disa vrasjeve të pas luftës.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe trazirat e marsit, të cilat prodhuan pasoja të mëdha të shqiptar, por që policia e UNMIK-ut nuk i dënoi asnjëherë.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Edhe OKB-ja, e ka përshkruar vetë nje situatë të tillë kritike, sepse Kosova e pasluftë dhe në kohën e këtij misioni u krijuan shumë banda kriminale dhe u bënë edhe shumë vrasje politike dhe të tjera, të cilat ky mision nuk arriti t’i gjykojë në bazë të kopetencave që kishte, dhe ajo që nuk harrohet në këtë mision, është vrasja e tre protestuesve shqiptarë, të cilët u vranë nga policët rumun të UNMIK-ut, dhe nuk u ndëshkuan fare për një krim të tillë dhe as që iu bë ndonjë hetim ndaj tyre.

Poashtu edhe në mars të vitit 2004, shpëthyen trazirat e një dhune ndëretnike, ku humbën jetën 19 përsona dhe u lënduan edhe 900 të tjerë, me çrast ky lloj incidenti u shkakëtua nga mbytja e dy fëmijëve shqiptar në lumin Ibër, nga dhunuesit serb, dhe policia e UNMIK-ut, fare nuk i dënoi dhunuesit e rastit dhe nuk e sqaroi rastin në fjalë, por edhe as realitetin, me çrast duke i lënë shqiptarët si nxitës dhe shkaktar të këtij konflikti”, theksoi ai.

Gjithashtu, opinionisti hodhi dyshime mbi misionin e kësaj organizate dhe rolin e saj, duke thënë se i shkonte më shumë interesave të Serbisë.

“Misioni i UNMIK-ut, u vërejtë shumë herët se ishte një mision i dyshimtë dhe me rolin e tij i shkonte më shumë përshtati Serbisë, dhe me politikat e këtij misioni u toleruan strukturat paralele serbe të veprojnë dhe operojnë në veri të Kosovës, të cilat ishin të kundërligjshme dhe kundër Kushtetutës së këtij vendi.

Dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, ky mision vazhdon të zbatojë mandatin e vet në mënyrë neutrale, duke funksionuar në bazë të Rezulutës 1244, dhe do të ishte më se e pa nevojshme vazhdimi i këtij misioni, kur kompetencat ranë në duart e shtetit të Kosovës, ku edhe në OKB, ngritet zëri i përfaqësuesit të SHBA-ve, dhe i Britanisë së Madhe, se misioni i UNMIK-t, në Kosovë, duhet t’a pushojë mandatin e vet, dhe OKB-ja, të shikojë një rrol tjetër në këtë vend, që në realitet ky rol tjetër, nuk mund të jetë tjetër vetëm se vetë roli i shtetit të Kosovë, për të udhëhequr dhe qeverisë vetëveten, duke u bërë një ditë edhe anëtare e OKB-së”, nënvizoi Preqi.

Po ashtu, ai tha se ndikim në mos largimin e UNMIK-ut nga Kosova, kishin ehde shtetet si Rusia dhe Kina.

Ndonëse, ai mbështeti propozimin e SHBA-së dhe Britanisë për përfundimin e këtij mandate.

Për pushimin e aktivitetit dhe punës së UNMIK-t, ka reaguar Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina, të cilët shpeshherë janë kërcënuar me veton e tyre në OKB, pro këtij misioni, duke e lavdëruar aktivitetin e tij në teren dhe rajon, dhe në bazë të raporteve të këtij misioni përmbushen nevojat dhe shërbimet e tyre, ku synohet që komunat veriore me popullatë serbe të dominojnë dhe të marrin me çdo kusht rritjen e pushtetit të tyre me kopetenca të plota, përmes Asociacionit të komunave serbe.

Përveç përfaqësuesit të SHBA-ve, dhe Britanisë së Madhe, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, edhe ministerja e Punëve të Jashtme e Kosovës, z.Donika Gërvalla, në mbledhjen e fundit të 27 prillit, kërkoi që misioni i UNMIK-ut, ta përfundojë mandatin, ndonëse pas pavarësisë së Kosovës, ky mision nuk e ka efektin e vet moniturues dhe udhëheqës në këtë vend”, potencoi opinionisti

Më tej, Preqi mbështetin paraqitjen e ministers Gërvalla në KS të OKB-së, e cila ia rikujtoi të gjitha masakrat dhe krimet ministrit serb Daçiq.

“Prandaj, Kosova dhe shteti i saj në këto momente misionin e UNMIK-ut, e konsideron si një nevojë të kohës së tranzicionit në Kosovë, dhe tani e sheh të pa nevojshëm, për deri sa edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendosi me dekleratën e saj në vitin 2010, se pavarësia e shtetit të Kosovës, nuk e shkel Rezulutën 1244, dhe duke e cekur se pavarësia e Kosovës, është e drejtë dhe legjitime në këtë vend.

Zonja Gërvalla, këto ditë ishte pjesë e Seancës në Këshill të Sigurimit të OKB-së, në të njëjtën datë të 27 prillit, ku ndodhi Masakra e Mejës, në vitin 1999, me çrast e përmendi dhe ua rikujtojë një gjenocid të tillë dhe shumë të tjera, që janë kryer nga kriminelët e Serbisë, ku në ato krime kishte marrë pjesë edhe Ivica Daçiq, si zëdhënës i Millosheviqit, që sot e ka rolin e ministrit të Jashtëm të Serbisë,  i cili sot gjendet në prani dhe para syve të këtij Institucioni mjaftë të rëndësishëm, duke e mos ndjerë vetën fare fajtor, por në një mënyrë verbale me ministren e Kosovës, « slloba i vogël » shprehet i pa frenuar edhe me fjalë fyese ndaj saj dhe ndaj shtetit të Kosovës”, vlerësoi ai.

Në fund, opinionisti ia kujtoi OKB-së se shteti ynë në është në pozitën që ka qenë vite më parë dhe se misioni i UNMIK-ut nuk është i nevojshëm.

“OKB-ja, duhet ta pranojë se Kosova, nuk gjendet më nën kompetencat dhe juridikcionin e Serbisë, pranda edhe UNMIK-u, nuk do të jetë i nevojshëm, duke e kuptuar se Kosova, nuk është më i njëjti vend, apo si më parë, prandaj ka ardhë koha ku duhet ta shohim një tranzicion të UNMIKU-t, poashtu edhe të EULEX-it, te Institucionet e Kosovës, duke marrë rolet e tyre historike me administrimin dhe qeverisjen e vendit të vet”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat