Pas miratimit të Deklaratës për të zhdukurit/ Reagon profesori – ja pse është skeptik!

Politika

Pas miratimit të Deklaratës për të zhdukurit/ Reagon profesori – ja pse është skeptik!

Nga: M.Haziri Më: 3 maj 2023 Në ora: 09:41
Bruksel, 2 maj 2023.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo, njëherësh, ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja thanë më herët se presin që palët “ta miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, si pikë e parë e rendit të ditës”, dhe që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Profesori thotë që miratimi i Deklaratës për të pagjeturit është vështirë të realizohet pasiqë Vuçiq nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje deri më tani që ka nënshkruar.

Në takimin e djeshëm në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë i cili bëri bujë të madhe në opinion nuk solli asgjë të jashtëzakonshme, veç atyre që priteshin të ndodhin.U diskutua për të pagjeturit, të zhdukurit dhe për draftin e Asociacionit nga ekipi fantazme i përberë tërësishtë nga serbët nën përkujdesjen e Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Avdullah Hotit para më 10 vitëve.

U diskutua për të pagjeturit që janë mbi 1600 të cilët i zhduki Serbia gjatë luftës që ende nuk dihet për fatin e tyre. Dje lidhur me këtë në Bruksel u nënshkrua një deklaratë midis Kosovës dhe Serbisë. Edhe kjo deklaratë do e shkoi huq, nuk do të realizohet nga Serbia, sespe është nënshkruar një deklaratë me të pabesin, rrencin, mashtruesin Vuçiq i cili do të veproi siç bëri me shumë marrëveshje të nënshkruara deri më tani të cilat nuk i ka realizuar as 10%”, u shpreh ai.

Analisti më tej kujton deklaratën e Daçiq që vite më parë ka kërcënuar nëse dikush tregon vendet që janë të varrosur shqiptarët.

“Po ku mundet Serbia të bëhet bashkëpunuese në këtë çështje kur ajo vetë të zhdukurit i ka vrarë në Kosovë, i ka zhvarrosur dhe rivarrosur nëpër lumenjë, e kah mos nëpër Serbi. Serbia nuk mund e zbulon turpin e vetë para botës duke i treguar vendet se ku janë rivorrosur nëpër Serbi. Çetniku Daçiq para do vitesh kërcënohej me likudim të të gjitha atye që din diçka për rivorrsjet e shqiptarëve nëpër Serbi, sespe po të bënte këtë Serbia do duhej të pranonte krimet në Kosovë te cilat tani për tani i mohon”, shpjegon profesori.

Në fund, ai nënvizon që Serbia nuk do të jetë transparente në këtë çështje aspak.

“Serbia nuk do të jetë transparente në këtë çështje aspak, nuk ka qenë as në luftërat tjera që ë shkaktoi në ish-republikat jugosllave.Në Bosnjë e Hrecegovinë sot e kësaj dite janë mbi 6 mijë të zhdukur ku Serbia se bën as hapin për t’i gjetur”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat