“Kurti ktheu dialogun në vitin 2013-2015”/ Reagon ashpër profesori: Shefat e PDK-së dhe LDK-së nënshkruan marrëveshjet e turpit

Politika

“Kurti ktheu dialogun në vitin 2013-2015”/ Reagon ashpër profesori: Shefat e PDK-së dhe LDK-së nënshkruan marrëveshjet e turpit

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 4 maj 2023 Në ora: 07:57
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje, në rrugëtimin e saj pati shumë sfida.

Një ndër to që u komentua më së shumti ishte largimi i një grupi të deputetëve nga partia, por edhe daljet e fundit të deputetëve edhe pse Lëvizja tashmë qeverisë me vendin.

Kurse, Kurti po përballet me presidentin serb në bisedime, i cili nuk ka pranuar Asociacioni, që është nuk kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka folur rreth një deklarate të Shqipe Pantinës, e cila ishte edhe deputete e LVV-së, kurse tani është pjesë e LDK-së, që kishte deklaruar se Kurti e ka harruar njohjen në qendër në bisedimet me Serbinë.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka harruar që në bisedime të jetë njohja në qendër, por sipas tij, në bisedime janë vënë mrrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Andaj, Kurti po lufton që Kosovës mos të ndodhë ndonjë e keqe.

Maxharraj shton se edhe ata që kanë dalë nga LVV kanë dështuar.

Kryerebeluesja Shqipe Pantina e cila me Dardan Molliqaj, Visar Ymerin dhe me disa rebel tjerë disa vite me parë pasiqë nuk mundën ta “pushtojnë kalanë e LVV” dolën demostrativisht për të kërkuar një “jetë më të mire” në tregun politik të Kosovës por u mashtuan mbeten sokaqeve pasiqë së pari PDK tallej me ta, por edhe kur shkuan te AAK e Haradinaj ku i pritën edhe zgjedhjet nacionale e kuptuan se kush janë kur votuesit nuk ua dhanë votën.

Mbeten që të gjithë duke u sjell sokaqeve, Dardani e mori PSD të Kaqusha Jasharit i cili po i priste zgjedhjet për t’i bërë shoqëri NISMËS se Fatmir Limajt jashtë tregut politik, kurse me Shqipe Pantinën bëri rahmet Lumir Abdixhiku i cili e mori në LDK e shkatërruar deri në themel nga Isa Mustafa ndërsa disa të tjerë po sorollatën nëpër studio, TV të dështuar me të vetëm punë dhe qëllim që sa më shumë të shajnë LVV dhe Albin Kurtin.

Pra, Shqipe Pantina sot paska dalë me një kritikë për Albin Kurtin lidhur me dialogun me Serbinë duke theksuar se Kurti e ka kthyer këtë proces në vitin 2013/2015, dhe se sipas saj Kurti sikur e paska harruar se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të ketë edhe njohjën ne qendër që po del se nuk është Planin franko-gjerman të BE por me pjesëmarrje dhe mbështetje edhe nga SHBA.

Pikë së pari z.Pantina e din fare mirë, apo ndoshta nuk don me ditë se kryeministri Kurti është deshtë medeomos të kthehet 10 vite pas në vitet e zymta kur shefat e PDK dhe LDK Hashim Thaçi me 2013 dhe ish-shefi i Pantinës i LDK Isa Mustafa si vazal të varur e shantazhuar nga Serbia i nënshkruan marrëveshjet e turpit për Asociacionin një etnik serb në vitet 2013/2015, antikushtetues duke i shkaktruar dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës pasojat e të cilave sot po i heq qeveria Kurti me një luftë titanike me BE/SHBA dhe me vetë Vuçiqin të cilët që të gjithë iu kanë gjuajt në qafë se duhet të formalizohet Asociacioni siç thotë Vuçiqi të cilin e ka nënshkruar Isa Mustafa. Pra, ky është shkaku se pse kryeministri Kurti i është kthyer proceseve të turpit të vitit 2013/2015 duke tentuar që t’i zhbëjë për të shpëtuar Kosovën nga më e keqja që e pret në të ardhmen”, shprehet ai.

Tutje, ai i sugjeron Pantës ta pyes Hotin se si presidenti i Serbisë Vuçiq u qartë në takimin 6 janarit 2020 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë?

Këmbëngulje, aso kohe duhej të kishte edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, por ai nuk bëri zë, thotë Maxharraj.

“Jam i bindur se në marrëveshjet e Brukselit më 27 shkurt 2023 dhe të asaj 18 mars 2023 nuk është e saktë se Kurti nuk është angazhuar që çdo marrëveshje të ketë edhe njohjën në qendër por për këtë nuk ishin të gatshme që ta fusin në marrëvshje as BE e as SHBA, sepe Serbia me qindra herë është zotuar se nuk do ta njohë Kosovën si shtet sespe prapa njohjes ajo ka qëllime tjera e cilat po mundohet të realizoi sipas Asociacionit të nënshkruar nga Isa Mustafa.

Tek e fundit z.Pantina pyete ish-kryeministrin Avdullah Hotin se si presidenti i Serbisë Vuçiq u qartë si bisha në takimin 6 janarit 2020 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e ish-presidentit Donald Trump kur Vuçiq reagoi si i qartur ndaj pikës 10 të marrëveshjes ku parashihej edhe njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë kur me zë të ngritur tha se ose hiqne pikën 10 ose unë e lëshoi takimin, kurse presdidenti Trump e uli kokën dhe nuk e lëshoi asnjë fjalë, kurse edhe Hoti në vend që të insistoi që pika 10 të jetë në marrëveshje as që bëri zë, kurse kur u nisë për në Shtëpinë e Bardhë theksonte me plotë gëzim e hare se po shkon me e marrë njohjen nga Serbia etj.

O tempora, o moris thoshin latinët e vjetër!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat