Kërcënimet e Vuçiqit për veriun, eksperti austriak reagon ashpër ndaj BE-së – tregon kushtin që duhet vendosur nga Kurti!

Politika

Kërcënimet e Vuçiqit për veriun, eksperti austriak reagon ashpër ndaj BE-së – tregon kushtin që duhet vendosur nga Kurti!

Nga: A.M. Më: 8 maj 2023 Në ora: 11:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presindeti serb, Aleksandar Vuçiq

Me 23 prill, u mbajtën zgjedhjet në Mitrovicë të veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, ku fitues dolën kanidadtët shqiptarë, pasi serbët refuzuan të merrnin pjesë dhe të garonin në këto zgjedhje të organizuara nga institucionet e Kosovës.

Kësisoj, deri më 28 maj pritet të bëhet betimi i kryetarëve të rinj, pasi deri në këtë datë kanë afat ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

Mirëpo, Bashkimi Evropian ka kërkuar që të zhvlerësohen mandatet e katër kryetarëve të sapozgjedhur në komunat veriore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se “një krizë e madhe pritet në veri të Kosovës”, pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat në veri të vendit.

 “Kurti refuzoi, kishte një propozim për të bërë një zgjidhje të përkohshme në të cilën ata nuk do të merrnin zyrat e tyre më 28 maj sepse sigurisht që do të sjellë trazira dhe probleme, mendova se ishte një mundësi ideale që Kurti të dilte nga turpi i madh në të cilin e ka futur veten, pastaj kuptova se ishte në të vërtetë një plan, që ai edhe pse thotë se nuk është entuziast për këtë, ai është thelbësisht entuziast dhe e sheh si mundësinë më të mirë për t’i dëbuar serbët nga veriu i Kosovës”, tha ai.

E për këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Ai radhiti disa nga masat që duhet ndërmarrë ndaj Serbisë dhe dialogut të saj me Kosovën.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Fillimisht, Fehlinger këkroi që të betohen kryetarët e komunave veriore dhe të fillojnë punën institucionet në këtë pjesë të vendit.

Krahas kësaj, eksperti austriak e kitikoi BE-në për politikat që po përdor ndaj Serbisë.

Sipas tij, nuk duhet lejuar shtetin serb që ta kërcënoj Kosovën në këto mënyra.

“1. Kosova duhet të ftohet në NATO tani dhe të marrë MAP të NATO-s në korrik 2023.

2. Nuk mund të lejojmë Serbinë të kërcënojë vazhdimisht me luftë kundër Kosovës nëse kërkesat e saj të politikës refuzohen.

3. Serbia duhet përballur dhe jo qetësuar.

4. Politika e BE-së e qetësimit dhe nënshtrimit të vazhdueshëm po inkurajon politikën ekstremiste pro Rusisë revanshiste dhe irredentiste në Serbi.

5. Rekomandoj të ndërtohen institucionet në veri dhe të punohet sipas ligjit dhe 4 kryetarët e rinj të betohen në maj.

6. Kërkesa e BE-së për të mos e bërë këtë është kundër vlerave evropiane të procesit demokratik dhe inkurajon bojkotimet e ardhshme të zgjedhjeve në mbarë botën dhe përbën një precedent negative.

7. Rezultati më i mundshëm është se Qeveria e Kosovës do të duhet t'i dorëzohet kërkesave të BE-së për të qëndruar në ekuilibër të mirë situata, por unë rekomandoj që të shkëmbehet ai koncesion me premtimin për t'u ftuar për të marrë MAP-in e NATO-s së bashku me Ukrainën në korrik 2023 në Samitin e Vilniusit”, deklaroi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat