Deri ku mund të durojë Kosova? Vjen një kundërpërgjigje për insistimin ndërkombëtar rreth krijimit të asociacionit

Politika

Deri ku mund të durojë Kosova? Vjen një kundërpërgjigje për insistimin ndërkombëtar rreth krijimit të asociacionit

Nga: A.SH Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:54
Glauk Konjufca

Serbia dhe ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kosovës që sa më parë të nisë themelimin e Asociacionit, që është në kundërshtim më Kushtetutën e saj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se nëse “Bashkimi Evropian nuk mendon se zgjidhja për Asociacionin duhet të jetë brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës, atëherë Kosova s’ka çka kërkon më në dialog. E nëse procesi i dialogut e ka si çmim shkatërrimin e themeleve të shtetit të Kosovës, sipas tij është më mirë të thuhet “mirupafshim nga ky proces”.

Analisti Faton Mehmeti ka komentuar rreth kësaj deklarate.

Ai ka thënë se Kosova gjithmonë duhet të thirret n vendimin e Kushtetueses duke shtuar se nuk ka se çfarë të diskutohet sovraniteti i Kosovës kur ti teket Serbisë.

Dua të besoj në zotimin amerikan se “Asociacioni do të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, çdo gjë tjetër jashtë saj është e rrezikshme për sovranitetin e vendit. Në këtë kuptim Kosova duhet të thirret gjithnjë në vendimin e Kushtetueses, s’ka pse të vihet në diskutim sovraniteti për teke të Beogradit”, thotë ai.

Tutje, Mehmeti, thotë se deklarata e Konjufcës është përmbajtjesore, duke konfirmuar qëndrimin e Kosovës që mos të bie në lojën e Serbisë.

“Deklarata e z. Konjufca është e fortë në kuptimin përmbajtësor, ajo vetëm sa konfirnon qëndrimin e Kosovës por mos të bie nën lojën e Serbisë. Nëse ndërkombëtarët, kryesisht nga BE insistojnë në formim të Asociacionit me krijimin e Republikës Serbe, dialogu dështon me Kosovën që s’ka asnjë arsye të vazhdojë rrënimin e shtetit. Ndërkombëtarët provojnë deri ku arrin vendosmëria e Kosovës, nëse shohin se s’ka dorëzime dhe ata do të rishikojnë format e tyre. Me pak fjalë, Kosova nuk guxon të lejojë rrënimin e shtetit”, përfundon analisti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat