Deklarata e fundit e Listës Serbe për betimin e Erden Atiq – ja skenari që po përgatitet?

Politika

Deklarata e fundit e Listës Serbe për betimin e Erden Atiq – ja skenari që po përgatitet?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 maj 2023 Në ora: 20:55
Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, 19 maj 2023.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet lokale të 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas KQZ-së, në garën për kryetarin e ri të Komunës të Leposaviqit, fitues është shpallur Lulzim Hetimi nga Lëvizja Vetëvendosje me 73.5 për qind të votave të fituara.

Kjo parti fitoi garën edhe në Mitrovicë të Veriut. Kreu i ri i kësaj komune do të jetë Erden Atiq, që ka fituar 66.9 për qind të votave.

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, më 19 maj ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

Atiq në këtë seancë e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb.

Pas betimit, Atiq para mediave ka thënë se do të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim.

Menjëherë pas këtij betimi Lista Serbe ka mbajtur konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Nënkryetari Igor Simiq duke bërë thirrje për paqe ka thënë se është okupuar veriu i Kosovës.

Çfarë pritet të ndodhë në seancat tjera solemne të tre kryetarëve të tjerë?

Kelmendi: Ndërkombëtarët vlerësojnë zgjedhjet jo të drejta

Në lidhje me këtë temë juristi Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që Lista Serbe dhe Qeveria e Vuçiqit nuk i kanë pranuar këto zgjedhje dhe se të njejtin mendim janë duke e ndarë edhe ndërkombëtarët.

Image
Muhamet Kelmendi

Lista Serbe dhe Qeveria e Vuçiqit në Beograd nuk i pranojnë rezultatet dhe po angazhohen që edhe me forcë të ndalojnë vendosjen e pushtetit. E keqia e kësaj, që shkon në favor të politikës destabilizuese, ndoshta edhe terroriste, janë qëndrimet e z.Lajçak dhe z.Borrell për zgjedhjet në veri. Zgjedhjet u vlerësuan në jo të drejta, sepse u bojkotuan nga minoriteti serb. Mendime të tilla, për fat të keq shprehu edhe z.Hill, ambasadori i SHBA-ve në Beograd, në intervisten që dha për RT e Kroacisë”, u shpreh ai.

Juristi më tej thekson që Serbia do të kryej vperime terroriste, ku me këtë mund të shpërthej konflikti i armatosur ose të bllokohen në tërësi rrugët në veri.

Deklarata e tilla kanë forcuar kundërshtimin për zgjedhjet në veri të Republikeë dhe priten edhe veprime të ashpra, ndoshta edhe terroriste. Dalja në anën e bojkotuesëve shovenoserbomadh të Serbisë bëjnë që nacionalterroristet ruso-serb të kryen veprime terroriste, në datën e inaugurimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Me këtë mund të shpërthej konflikti i armatosur ose të bllokohen në tërësi rrugët në veri. Kjo e pret Kosovën nga Serbia. Këtu përgjegjës është kryesisht UE dhe SHBA që po tolerojnë politikën serbomadhe dhe i vlerësuan zgjedhjet në jo legjitime. Organizimet e tilla dhe armët që i kanë sjellur në kufi me Kosovën dhe në veri nuk janë për të mbrojtur paqen dhe lirinë, por për të kryer aksione terroriste dhe krime kundër njerëzimit”, thekson Kelmendi për “Bota sot”.

Burjani: Pushteti aktual mund të mbetët një vit

Image
Blerim Burjani

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, thotë që Lista Serbe duhet të shuhet dhe formohet një subjekt politik autonom serb.

Tash ky është realiteti zgjedhje kanë ndodhë, janë mohuar dhe bojkotuar nga Lista Serbe, sipas mendimit tim Lista Serbe duhet të shuhet dhe formohet një subjekt politik autonom serb, që vendos vet jetën e tyre në Kosovë jo me shtylla nga Serbia”, potencoi juristi.

Në fund, ai përmbylli që zhvillimet tjera duhet të ndodhin teksa serbët e Kosovës, të vetëdijsohen të themelojnë subjekte të reja politike të garojnë në të ardhmen.

Pra, zhvillimet tjera duhet të ndodhin teksa serbët e Kosovës, të vetëdijsohen të themelojnë subjekte të reja politike të garojnë në të ardhmen. Pushteti aktual mund të mbetët një vit, pra dëmin ia ka bërë serbëve Lista Serbe e cila duhet të shuhet se është përgjegjëse për veprime të pamatura”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat