“Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Kosovën”, Kurtit i kërkohet kjo gjë për raportet me Amerikën

Politika

“Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Kosovën”, Kurtit i kërkohet kjo gjë për raportet me Amerikën

Nga: A.SH Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:19
Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ditë më parë u mbajt seancë për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan.

Gjatë asaj seance temë diskutimin ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë theksuar se nuk do të pranojnë krijimin e një “Republika Sërbska” në Kosovë.

Në lidhje me këtë analisti Saim Tahiraj, ka thënë se ai është një një qëndrim konseguent duke shtuar se SHBA-të janë i vetim shtet që fuqishëm kanë mbështet Kosovën në shtetformim dhe shtetndërtim.

“Mbajtja e një seance në Senatin Amerikan ku u diskutua për Ballkanin Prendimor, në kuadër të së cilës u diskutua edhe për bisedimet Kosovë-Serbi është edhe një mbështetje e fuqishme për Kosovën. Diskutimi dhe mbështetja e hapur e Menendez dhe Chollet për Kosovën, duke siguruar se nuk do të ketë Republik Serbska në Kosovë, është një qëndrim konseguent, i përsëritur disa herë e që administrata amerikane ka mbajtur në vazhdimësi. SHBA janë i vetmi shtet që fuqishëm kanë mbështet Kosovën në shtetformim dhe shtetndërtim. Në të gjitha fazat e bisedimeve mbështetën fuqishëm mbrojtjen e sovranitetit, tërësinë territoriale të Kosovës dhe kushtetutshmërinë e saj. Në vazhdimësi kanë mbështetur formimin e një asociacioni pa kompetenca ekzekutive dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Nuk do të lejojmë një Republika Serpska në Kosovë. Këto qëndrime konseguente dhe të pandryshuara asnjëherë, i kanë përsëritur shumë herë”, thotë ai.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, ka pasur edhe politikanë të pandërgjegjshëm të cilën kanë bërë pazare me disa shtete evropiane dule dalur me propozime të çorodituar për Kosovën.

Ai për këtë gjë, kritikon edhe kryeministrin Kurtin.

“Fatkeqësisht disa politikan të pandërgjegjëshem në Kosovë, bënin pazare me disa shtete Evropiane dhe dilnin me propozime të çoroditura të cilat e dëmtuan Kosovën gjatë bisedimeve. Njëri ndër ta është edhe Kryeministri Kurti i cili kishte rezerva të pakuptimta ndaj qëndrimeve parimore amerikane dhe koketonte me disa shtete evropiane, të cilat zvarriten bisedimet me lloj- lloj propozimesh që ishin dhe vazhdojnë të jenë të dëmshme për funksionalizimin e mirëfillt të shtetit tonë. Qëndrimet jo parimore, shumë herë të njëanshme në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, të ndërmjetësuesëve Borell dhe Lajçak nuk ishin në të njejtën linjë me qëndrimet amerikane. Këtu Kryeministri Kurti fatkeqësisht, jo rrallë herë ishte në linjë të njejtë me ndërmjetësuesit Evropian, Borell dhe Lajçak dhe larg linjës amerikane.

Pas këtyre qëndrimeve që u shpërfaqen dhe u rikonfirmuan në Senatin Amerikan, në mbështetje të fuqishme për Kosovën, Kryeministri Kurti duhet të kthjellet dhe të rreshtohet fuqishëm me amerikanët sepse e vetmja garanci për vet egzistencën e shtetit të Kosovës janë SHBA-të. Kalkulimet e Borell dhe Lajçak, që vijnë nga dy shtete që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje vetegzistencën e shtetit të Kosovës, andaj Kryeministri Kurti duhet të afrohet afër SHBA-ve me një besim të plotë si e vetmja garanci për shtetin tonë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat