“Pion serbo- rus dhe shqipfolës gjakprishur”, Ramës i vijnë reagime të ashpra pas fjalimit në Kuvend

Politika

“Pion serbo- rus dhe shqipfolës gjakprishur”, Ramës i vijnë reagime të ashpra pas fjalimit në Kuvend

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 tetor 2023 Në ora: 19:22
Edi Rama dhe Albin Kurti

Raportet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk janë në “kohët e tyre më të mira”.

Gjersa, kryeministri Kurti nuk ndalet në përkrahje të Shqipërisë, kujtojmë këtu pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e futbollit në mes Shqipërisë dhe Çekisë, kryeministri Rama nuk i ndal deklaratat në përkrahje “tërthorazi” drejt Serbisë.

Rama pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, kishte kërkuar që KFOR-i ta marrë kontrollin e asaj pjese, duke e konsideruar veriun e Kosovës “tokë e askujt”.

Një deklaratë të tillë ai e ka mbrojtur edhe në seancën e Kuvendit të Shqipërisë të mbajtur të enjten, duke shtuar se në veri lulëzojnë grupet kriminale.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbrojtur sot në Kuvend deklaratën e tij se “veriu është tokë e askujt”.

Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?! Kur nuk e di çdo të ndodhë nesër?! Si ishte Lazarati tokë e askujt ishte, shumë thjesht, u nxor nga konteksti duke u shfrytëzuar me epsh. Përfshirë edhe non gratat që e futën me dosjen e aktakuzës, atyre që propagandojnë aktakuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as debat i shëndetshëm demokratik, vetëm mbajtja ndezur e konfliktit, ato thonj juve u interesojnë kjo është tragjedia e Kosovës sot se kështu numërojnë se sa vota shtojnë, sa armiq pjekin për t’i dhënë miletit lugë bosh, gjithë kjo tollovi gërmash në lumenjtë e marrëzive të shkruar në të dyja anët gjaku i dëshmorëve të Kosovës”, ka thënë Rama.

Rama gjithashtu përsëriti “domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”.

Furia mori edhe më fort përpjet qëndrimin tim të njohur. E kam thënë në samitin e NATO-s, mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”, tha ai.

“Kufiri me Serbinë është katandisur prej vitesh në një rrjetë të çarë ngado, prej nga hyjnë sërbes armatime, drogë, dreqi me të birin, ndërkohë që forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme”, tha Rama.

Deklaratat e Ramës quhen të turpshme nga analistët politikë, gjersa thonë se ai nuk e ka plan t’i ndryshojë qëndrimet pro serbe.

Mehazi: nëse Kosova e veriu ështe "tokë e askujt", Shqipëria e tij është e dikujt, është e Serbisë së Vuçiqit

Image
Sulejman Mehazi

Analisti politik Sulejman Mehazi, thotë se deklaratat e Ramës sinjalizojnë një arrogancë “patriotike” tog me urrejtje të mbuluar me “dashuri” ndaj veprimeve titanike shtetërore të kryeministrit Kurti.

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Shqipërisë me rastin e nxjerrjes së rezolutës për Kosovën për shkak sulmeve terroriste serbe në Banjskë ishin shprehje mendimesh të lyera me frymën e Ballkanit të hapur të Vuçiqit, kurse ndaj Kurtit e Kosovës veriore shprehjet e "gospodin" Ramës sinjalizonin një arrogancë "patriotike" tog me urrejtje të mbuluar me "dashuri" ndaj veprimeve titanike shtetërore të kryeministrit të Kosovës, Kurtit, se qenka fajtori kryesor i krizës politike ndaj Serbisë, BE-së e SHBA-së, kurse shoku i zemrës së tij Vuçiqi qenka për paqE, edhe pse sulmoi veriun e Kosovës me armë të dërguara nga Serbia. Se Serbia e Vuçiqit qenka për dialog e Kurti jo, se Vuçiqi paska të drejtë të sulmojë me kryeterroristin Radojçiqin "tokën e askujt" të Ramës e policia e Kurtit mos t'i dalë zot kësaj "toke të askujt" të Edi Ramës”, deklaron Mehazi.

Ai deklaratat e Ramës i konsideron të turpshme, gjersa shton se mesazhi i Ramës në parlamentin e Shqipërisë bën me dije se nëse Kosova e veriut është “tokë e askujt”, atëherë Shqipëria e tij është e dikujt, është e Serbisë së Vuçiqit.

Pse kryeministri i Shqipërisë, Rama, nuk tregon se kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk është kundër BE-së e SHBA-së, por kundër mikut të tij Vuçiqit i cili në Marrëveshjen paqësore të Ohrid nuk nënshkroi për paqë, por për luftë në Banjskë. Është e turpshme për Edi Ramën të hedhë gurë e dru ndaj kryeministrit të Kosovës shqiptare e një fjalë të keqe mos të thotë në foltoren e parlamentit të Shqipërisë për mikun e tij super terroristë, Aleksandar Vuçiqin, i cili ndaj Kosovës çdoherë e përherë përdor gjuhën dialoguese të luftës e jo të paqes. Dallimi i Ramës dhe Vuçiqit është se presidenti i Serbisë aq shpreh dashuri ndaj serbëve saqë jo që fajëson kryeterrostin e tij Radoiçiqin, por edhe e mbron fuqishëm, kurse "patrioti" i Shqipërisë, Edi Rama, jo që është kundër Kosovës, por mbron besnikërisht super terroristin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiqin. Shkurt e qartë, mesazhi i Edi Ramës në parlamentin e Shqipërisë na bëri me dije, se nëse Kosova e veriu ështe "tokë e askujt", Shqipëria e tij është e dikujt, është e Serbisë së Vuçiqit”, pohon Mehazi.

Ndaj deklaratës së Ramës, kishte reaguar kryedemokrati Sali Berisha, i cili e ka quajtur një deklaratë që i shkon për shtat Beogradit zyrtar dhe e ka akuzuar kreun e qeverisë se i shërben Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Kundër propozimit të Ramës është shprehur dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, është shprehur më herët Kurti gjatë një interviste mediatike.

Qarri: Është shumë e turpshme, të keqpërdoret në mënyrë kaq të ulët gjendja aktuale në Kosovë

Image
Gani Qarri

Ndërsa, analisti politik Gani Qarri kërkon që Ramës t’i jepet një përgjigje e prerë adekuate nga e cila ai do të mësonte t’i kursej fyerjet e tij.

Përderisa bijtë më të mirë të Kosovës, edhe 24 vite pas lufte, vazhdojnë të flijohen për tokat e vendit të vet në mbrojtjen me jetën e tyre, të territorit të shtetit tonë të krijuar me aq shumë gjak e mundi të disa brezave, nga bandat terroriste serbe të deleguara nga krimineli Vuçiq, për gllabërimin e veriut, sa i takon kundërshtarit të përbetuar të Kosovës së pavarur, i cili edhe në këto çaste të rënda për shqiptarët e Dardanisë, mbetet në luftë të përhershme kundër qeverive të Republikës së Kosovës, si dikur kundër qeverisë Haradinaj, tani kundër Qeverisë Kurti, e së fundi edhe kundër territorit të shtetit tonë të brishtë, me shpifje e shprehje të padëgjuara, duke e quajtur pa fije turpi veriun e Kosovës si "tokë e askujt", kjo përfundimisht, do një përgjigje të prerë adekuate, nga e cila Edi Rama do të mësonte t’i kursej fyerjet e tij bacilike, ose do të pësonte, si e kërkon gjendja dhe momenti, për shprehje dhe njerëz të tillë”, shprehet Qarri.

Ai deklarimet e Ramës i quan “goditje prapa shpine”, ndërsa atë “pion serbo- rus dhe shqip folës gjakprishur”.

Në fakt është shumë e turpshme, të keqpërdoret në mënyrë kaq të ulët gjendja aktuale në Kosovë e aq më tepër kur keqpërdoret për propagandë proserbe edhe flijimi i jetës së policit të vrarë, nga terroristët serb, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, për qëllime anti-Kosovë dhe veprime të hapura antikombëtare, duke e quajtur veriun e Kosovës, si tokë “e askujt”, përderisa për mbrojtjen e kësaj toke autoktone të vendit tonë, vijojnë të binë heronj të rinj shqiptarë, flijimet e të cilëve hedhin poshtë me përbuzje shpifjet armiqësore dhe të paprecedent të Edvin Kristaq Ramës. Sikur mos të mjaftonin prononcimet publike edhe fjalimi i Edi Ramës në parlamentin e Shqipërisë, ishte një goditje prapashpine si gërvallje e lëshuar në shkretëtirë, në adresë të Kosovës, madje një pion serbo-rus dhe shqipfolës gjakprishur, që nuk e flet asnjë fjalë kundër sivëllait të vet kriminelit Vuçiq, as kundër Serbisë hegjemoniste, e për aq më tepër, për t`ia plotësuar qefin Vuçiqit, insiston si i çmendur, se veriu na qenka "tokë e askujt", shprehje edhe më e rëndë se sa vet vdekja e policëve të Kosovës për këtë tokë të shenjtë të vendit tonë. Shprehje vrastare, të cilën nuk e ka marrë guximin ta thotë as vet Serbia hegjemoniste, Rusia apo shtetet anëtare të NATO-së, që kanë humbur në përballje me terroristët serbë, edhe pjesëtarë të ushtrive të veta, të përqendruar në veri, ngase e dinë dhe e njohin mirë, se veriu është tokat më vitale me resurset më të mëdha ujore dhe minerare të Kosovës, pa të cilat shteti i Kosovës, e ka të pamundur të mbijetojë, ndaj dhe Serbia tenton ti gllabëroj ato me çdo çmim, duke përdorur edhe propagandën anti-Kosovë të vllaho-grekut Edvin Kristaq Rama”, shprehet Rama.

Mesazhet e tij japin të kuptohet përfundimisht se çfarëdo sulmi të bëjë Serbia kundër Kosovës, sipas Qarrit”, Rama përsëri jo vetëm që nuk e ka ndërmend t’i ndryshojë qëndrimet e tij pro serbe, por edhe i rritë botërisht armiqësitë.

Është shumë e çuditshme se ushtarët e shteteve si Ukraina, Letonia, Italia, Gjermania e së fundi edhe Hungaria, kanë pësuar lëndime të rënda, madje siç u tha edhe më lartë, disa ushtarë të vendeve të NATO-së, që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë edhe kanë vdekur, por asnjëri nga kryeministrat e atyre vendeve, nuk ka përdorur shprehje kaq fyese dhe ofendime kaq të rënda dhe të përmasave të tilla antikombëtare, siç vepron vllaho-greku Edvin Kristaq Rama kundër Kosovës. Për aq më tepër, është vërtetë e pamundur t’i kuptosh gërvalljet e Edvin Kristaq Ramës, kundër Kosovës, përderisa asnjë qytetarë në Kosovë, nuk mund ta di, se çfarë paska kontribuar Edvin Kristaq Rama për Kosovën, që t’i jap vetes të drejtën, të shprehet kaq i frustruar kundër qeverive të vendit tonë dhe ti shpall armiqësi të hapur, shtetit të pavarur të Kosovës, duke kritikuar për çdo gjë, jo agresivitetin e Vuçiqit, sulmin terrorist serb, as vrasjen e policit shqiptar nga ata, në veri, por vet qeverinë e Kosovës edhe në raport me dialogun me Serbinë, përderisa kundër Vuçiqit as Serbisë fashiste, nuk e thotë kurrë asnjë fjalë. Kështu që mesazhet e tij japin të kuptojmë përfundimisht se, Edvin Kristaq Rama, çfarëdo sulmi të bëjë Serbia, kundër Kosovës, ai jo vetëm që nuk e ka ndërmend ti ndryshojë qëndrimet e tij pro sebe, por, përditë e më tepër, po rritë botërisht armiqësinë, duke kaluar në luftë të hapur, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj është koha e fundit, që institucionet e Republikës së Kosovës, të përgatitin përgjigjen e duhur, konformë veprimeve dhe akteve të tij antikombëtare e antishtetërore kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Dhe siç do të vepronte çdo shtet i pavarur në botë, për korrigjimin dhe disiplinimin e kundërshtarëve dhe parandalimin e veprimeve të armiqve të përbetuar të shtetit, të cilët në mënyrë publike dhe fizike, tentojnë ta rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, më mirë tani, se sa të presim deri sa të bëhet shumë vonë dhe pas kryekriminelit Radojçiq, Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur, duhet ta dëshmojë, se ka aq forcë dhe mundësi, sa t`ia tregoj kufijtë e tolerancës dhe vijat e kuqe, që në raport me Kosovën, nuk guxon ti tejkalojë, edhe Edvin Kristaq Ramës, personalisht!”, përfundon Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat