Zgjedhjet në Serbi/ Ja pse është e rëndësishme që kandidatët shqiptarë të garojnë në një listë të vetme!

Politika

Zgjedhjet në Serbi/ Ja pse është e rëndësishme që kandidatët shqiptarë të garojnë në një listë të vetme!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 9 nëntor 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim Komuna e Preshevës

Zgjedhje në Serbi janë caktuar të mbahen më 17 dhjetor. Atje pritet të kandidojnë për deputetë edhe përfaqësues të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanovci.   

Andaj, gjatë ditëve të fundit kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.  

Në takim ishin Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu, të cilët Kurti i falënderoi Kurti për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.  

Të gjithë së bashku kishin një konstatim, që një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve.  

Hasani: Vetëm të unifikuar, përmes një liste të përbashkët për parlament të Serbisë  

Image
Refik Hasani

Profesori nga Presheva, Refik Hasani në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se shqiptarët duet të garojnë të jenë të unifikuar dhe të garojnë me një listë të përbashkët, në mënyrë që të maksimalizojnë votën.  

“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, në këto zgjedhje të parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë, do të duhej të garojnë të unifikuar duke garuar me një listë të vetme, se vetëm kështu do të mund të maksimalizojnë votën. Duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojmë më shumë vende në këtë legjislaturë.  

Tanimë dihet, pasi ka disa legjislatura të Parlamentit të Serbisë, ku përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament. Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë do të na siguronte të fitohen 5, apo 6 ulëse në Parlamentin e Serbisë, kështu është i vetmi instrument në demokraci, që mbetet të arrihet, nëse veprohet në kohë si të unifikuar”, thotë ai.   

Sipas tij, të unifikuar do të mund të marrim vota më shumë dhe do përfaqësohemi në parlamentin serb, do t’i ngrisim çështjet tonat si, pastrimin etnik-pasivizimit, për përdorimin e gjuhës shqipe, për simbolin kombëtar etj.  

“Përmes një liste unike ne shqiptarët, jo vetëm në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, por edhe në Krahinën e Sanxhakut e gjithandej Serbisë e Vojdvodinës, do të bëhen bashkë votat pa u humbur asnjë prej tyre.   

Vetëm të unifikuar, do të marrim vota të duhura, dhe kështu do të përfaqësohemi, me ulëse në Parlament. Kjo na ndihmon se do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe për diskriminimin që po vazhdon përmes pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, për Simbolin Kombëtar, për investime e për përfaqësime në nivelin lokal e nivelin qendror.   

Përmes një zëri të fuqishëm, më mirë do të artikuloheshin kërkesat që do të adresonin, dhe vetëm kështu do të ngritnin zërin pasi neve shqiptarëve, na takon të përfaqësohen në Parlamentit e Serbisë me vende të rezervuara.  

Përfaqësimi përmes një liste do të krijonte parakushte e mundësi parlamentare e përfaqësimit, kështu  edhe do shtrohet, edhe për përfaqësimin proporcional në gjithë instancat   

Nëse nuk garojmë me një listë, asnjë përmirësim nuk do të ketë, sikur në legjislaturën që është në shkuarje, ku vetëm me Shaip Kamberin, deputet jemi përfaqësuar. Në këtë rast shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit pas zgjedhjeve të datës 17 dhjetorit në Serbi, mund të përfaqësohen me dy deputet e mund të mbesin pa përfaqësues fare, pasi nuk ka prag zgjedhor për subjekte politike të pakicës, e aq më larg nuk ka vende të rezervuara”, shprehet ai.   

Në fund, ai shton se e gjitha kjo duhet të bëhen edhe me Prishtinën e Tiranën zyrtare, që duhet të mbajnë kontakte edhe me instancat e BE-së.  

Ai thekson, se nga Prishtina përkrahja nuk mungon, veças tash me kryeministër Albin Kurtin.  

Interes jetik i të gjithë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoci, por edhe në Krahinën e Sanxhakut e gjithandej Serbisë e Vojdvodinë, të bëhen bashkë votat përmes një liste të unifikuar, përndryshe është vetëm gjithçka tjetër nuk përfitohet.     

Partitë politike, për të avancuar pozitën e neve shqiptarëve, do të duhej të ndërrojnë diskursin e ndjekur, duhet të konsultohen me Prishtinën e Tiranën Zyrtare, dhe të mbajnë e rrisin kontakte me instanca të BE-së.   

Tani nga Prishtina Zyrtare nuk është duke munguar përkrahja, veçmas nga Kryeministri Albin Kurti, në vijën buxhetore të vitit të kaluar ishin ndarë dy milionë euro e tani në vijën e buxhetit për vitin 2024, janë planifikuar mbi tre milionë euro.   

Vetëm të unifikuar arrihen synimet tona, shqiptarët ditëm në kohë më të vështira të jemi unik në Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, kemi organizuar luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ishte një kryengritje e armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit nën prezencën dhe monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak të botës”, përfundon ai.  

Kelmendi: Pa status autonom me Asociacion nuk zgjidhet as çështja e Luginës së Preshevës dhe as e Sanxhakut  

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot” thotë se po të bëhen bashkë nga Presheva dhe Sanxhaku mund të bëhen 10 deputetë.  

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës, si edhe shqiptarët dhe myslimanët në Sanxhak nuk kanë vende ne Parlamentin e shtetit serb të garantuara, si serbët në Kosovë.  

Nga zgjedhjet, në çfarëdo forme të organizimit, mbi dy a tre deputet, nuk kanë votues shqiptarët e Luginës. Edhe me votuesit e Sanxhakut, duke u bërë bashkë, ndoshta bëhen 10 deputetë.  

E këta janë shumë pak për të imponuar ndonjë zgjidhje në Serbi, kuptohet të përafërt me zgjidhjet e çështjes serbe në Kosovë, kur mbi 150 deputetë me përkatësi serbe janë kundër”, deklaron ai.  

Sipas tij, dallimi është se komunat shqiptare nuk kanë kompetenca si serbët që kanë në Kosovës.  

Por, sipas Kelmendit, ajo që e zgjidhë deri njëfarë mase çështje është formimi i asociacionit në Luginë dhe Sanxhak.  

Komunat shqiptarët dhe ato të Sanxhakut nuk i kanë kompetenca të njëjta si komunat në Kosovë. As shqiptarët dhe as qytetarët në Sanxhak nuk kanë Bashkësi juridiko-politike të organizuar.  

Ajo që e zgjidhë çështjen shqiptare dhe në Sanxhak është ndërtimi i Asociacionit të Sanxhakut dhe të Luginës së Preshevës.  

Me atë status realizohet barazia deri në një mase me serbët. Përndryshe, me çfarëdo bashkimi, sukseset janë minimale ose nuk ka fare.  

Pa asociacion, si për shqiptarët, ashtu edhe me qytetarët shqiptarë dhe myslimanë e Sanxhak, nuk ka barazi”, deklaron ai.  

Në fund Kelmendi shprehet se kërkohet që të bashkohen partitë për të realizuar të drejtat e tyre.  

“Për këtë dhe për zgjedhje i kërkohet bashkimi i partive politike dhe i qytetarëve në bazament të çështjes, në votë dhe në status juridike të dy krahinave.  

Çështja nuk pyet për interesa, për vote dhe parti. Çështjes i duhet bashkimi për status.  

Me status autonom realizohen të drejtat”, përmbylli ai.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat