Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Dritan Goxhajt për Ibrahim Rugovën

Politika

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Dritan Goxhajt për Ibrahim Rugovën

Nga: P.Rudi Më: 14 prill 2024 Në ora: 17:03
Ibrahim Rugova

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhajt, të dy këta të njohur për sulmet e vazhdueshme ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova, së fundi ka deklaruar se “Rugova ia kishte mbathur nga Kosova kur kishte nisur lufta”.

Por një kundërpërgjigje ndaj kësaj deklaratë të Goxhajt, ka ardhur nga Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj.

“Autoriteti i Presidentit Rugova dhe respekti që ka populli shqiptarë, i ka kaluar kufijtë e njerëzores, Ai tashmë ka kaluar në personalitet Hyjnor. Presidenti Rugova është vazhdimësi e Profecisë Shqiptare që Zoti ia dërgoi popullit shqiptarë për ta organizuar, unifikuar, mbrojtur dhe fituar lirin e shtetin e Kosovës. Këto sulme të sojit Goxhaj janë të njohura për ne, zanafillën e kanë nga vitet e 90-ta ndërsa burimi i tyre është nga LPK dhe kuzhina propagandistike në Tiranë e mbetjeve komuniste Ruso-Serbe”, shprehet Tahiraj.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, soji i Goxhajt nën petkun e UÇK-së ishin po ata që e kishin shpallur Rugovën tradhtar.

“Kjo zhurmë propagandistike nuk u ndal kurrë, por vazhdoj deri në përjetësinë e tij profetike, madje nën uniformën e UÇK-së, krahu i LPK-së e shpallen tradhtar dhe e dënuan me vdekje, me të ashtuquajturat ligje të luftës. Organizuan edhe shumë atentate, si në Shqipëri e po ashtu në Kosovë. Ia vranë bashkëpunëtorët më të ngushtë për ta dobësuar fuqinë e tij politike dhe ta marrin pushtetin me dhunë, frikë, shantazhe dhe forma tjera jo njerëzore”, deklaron Tahiraj.

“Presidenti Rugova jo vetëm që nuk u dobësua, por përkundrazi u fuqizua se populli e deshi, e përkrahu dhe ishte fuqishëm përkrah tij. Kjo tregon fuqishëm se ishte vet profecia! Me urtësinë profetike i përballo i dhe kaloi të gjitha, ndërsa të gjithë armiqtë e tij u vetë shkatërruan”, shton ai për “Bota sot”.

“Shpifjet e kësaj mbetje Sllavo-Komuniste do ta përjetojë të njëjtin fat, si shokët e tij komunist më parë. Presidenti Rugova është vet lufta, vet paqja, vet liria, vet shteti i Kosovës. Ai ishte misionar për ta realizuar misionin e tij profetik, dhe e realizoi këtë për mrekulli me urtësinë e tij profetike”, përfundon Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat