Ligji i ri disiplinon shoferët, apo shton korrupsionin?

Politika

Ligji i ri disiplinon shoferët, apo shton korrupsionin?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 25 shtator 2016 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Ka vetëm pak ditë, prej se ka nisur zbatimi i ligjit të ri në komunikacion. Por, zbatimi i tij ka ngjallur debate në opinionin publik për shkak të çmimeve të larta, që duhet të paguajnë drejtuesit e automjeteve, në rast të shkeljes së këtij ligji. 

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane varijojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë për më shumë se 50 km në orë, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro. 

Nga njëra shtrohet çështja, se ai plotëson kushtet infrastruktura rrugore në Kosovë që të  aplikohet ligji në fjalë dhe nga tjetër shtrohet çështja, se i njëjti ligj mund të nxisë dhe korrupsionin, pasi dihen standartet e jetës në Kosovë.

Ndërsa për çështjen e korrupsionit, është herët për të dalë me konkluzione, infrastruktura rrugore, veç dihet se si është. Sipas ekspertit të komunikacionit, Erduan Rashica, nuk ka të dhëna të kompletuara mbi kushtet e tërë mjetit për të ofruar një pasqyre objektive të kushteve të rrjetit rrugor.

“Përshtypja e përgjithshme është se pjesa më e madhe e këtij rrjeti ka nevojë për mirëmbajtje periodike urgjente apo edhe rehabilitim. Sidoqoftë, shumica e rrugëve të rrjetit ishin mbuluar apo rindërtuar në përudhen 2000 – 2002, dhe për arsye të komunikacionit relativisht të ulët shumë prej këtyre pjesëve rrugore janë ende në gjendje të mirë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat