Thaçi e Nikoliq ‘përjashtohen’ nga dialogu, ftohet vetëm Mustafa e Vuçiqi për 1 shkurt

Politika

Thaçi e Nikoliq ‘përjashtohen’ nga dialogu, ftohet vetëm Mustafa e Vuçiqi për 1 shkurt

Më: 28 janar 2017 Në ora: 22:09
Thaçi e Nikoliq

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 1 shkurt në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka ftuar Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vu?i? më 1 shkurt në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë herë në Bruksel ndryshe prej takimit të 24 janarit, nuk janë ftuar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Tomislav Nikolic.

Në takim pritet të vazhdojnë diskutimet për çështjet e papërfunduara nga takimi i kaluar dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat