Kështu do të duket vendi ku ishte ndërtuar muri në Mitrovicë

Politika

Kështu do të duket vendi ku ishte ndërtuar muri në Mitrovicë

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:35
Ndërtimi i ri në Mitrovicë

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot në një seancë të jashtëzakonshme ka votuar për marrëveshjen e arritur mbrëmë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së veriut.

Sipas marrëveshjes, muri do të largohet dhe aty do të vendosen disa shtylla në mënyrë që të “sigurohet” zona e këmbësorëve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Tashmë muri ka filluar të rrënohet, dhe sipas ministres për Dialog, Edita Tahiri, së shpejti do të caktohet data kur do të hapur ura mbi lumin Ibër.

Më poshtë mund të shihni projektin e ri të largimit të murit dhe vendosjes së shtyllave të betonit, në mënyrë që veturat të mos mund të hynë në zonën e këmbësorëve. 

Image
Shtyllat dhe gjelbërimi që do të vendosen në vend të murit
Image
Shtylla dhe gjelbërim në vend të murit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat