Meta i jep përkrahje Kadri Veselit për çështjen e demarkacionit

Politika

Meta i jep përkrahje Kadri Veselit për çështjen e demarkacionit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:07
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me homologun tij, Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë në Shqipëri ku është takuar me homologun tij nga shteti shqiptar, Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit Shqiptar, Ilir Meta i ka dhënë përkrahje Veselit në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Shprehim mbështetjen e plotë dhe pa ekuivok për nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të arritur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kalimin e një stanjacioni politik”, ka thënë Meta.

Meta gjithashtu është shprehur i vendosur në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kurse ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë e ka cilësuar si të papranueshëm.

“Jemi të bindur se dialogu me Serbinë duhet patjetër të mbështetet nga të gjithë, pasi është i domosdoshëm për të forcuar më tej stabilitetin dhe sigurinë për rajonin tonë”, ka vijuar Meta.

Nga ana e tij, Veseli ka deklaruar se, Prishtina zyrtare do të vazhdojë angazhimin e saj për çështjen e Demarkacionit, si dhe ka shprehur besimin se edhe Haradinaj do të jetë së shpejti i lirë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kadri Veseli do të takohet edhe me liderë tjerë shtetërorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat