“Deputetët në rolin e argatëve, të kuluareve mafioze”?

Politika

“Deputetët në rolin e argatëve, të kuluareve mafioze”?

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 24 shkurt 2017 Në ora: 17:28
Kuvendi i Kosovës

“Marrëveshja e Demarkacionit duhet menjëherë të shkojë në Kuvend, pavarësisht nga vendimi që do të marrin deputetët, të cilët, nëse nuk duan që në historinë parlamentare të mbesin të shënuar si horra, duhet të votojnë të vërtetën që e dinë dhe jo, të bëhen argatë të thashethemeve dhe të interesave të kuluareve mafioze, të cilave nuk u konvenon Kosova shtet i vërtetë dhe me pavarësi të mirëfilltë”, ka thënë Skender Zogaj. 

Që nga votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit, kjo çështje u bë aktuale dhe vazhdon të jetë edhe sot, ku së fundmi dhe janë bërë matjet në terren nga një komision shtetëror. 

Pozita dhe opozita kanë qëndrimet e tyre prej kohësh lidhur me këtë çështje, në ndërkaq që opozita nuk pranon dialog me pozitën dhe përkatësisht me Qeverinë për këtë marrëveshje. 

Madje, ka pasur edhe zëra të ndryshëm që thonë së pozita e përdor këtë marrëveshje për të qëndruar në pushtet, ndërsa opozita për të ardhur në pushtet. Për më tepër së fundmi, në emër të Demarakcionin, situata ka përshkallëzuar  deri në atë pikë, saqë shpërndarë mesazhe për vrasje deputetëve.

Në media u lakua se bëhet fjalë për një deputete të mazhorancës, së cilës në postën elektronike, i ka mbërritur një mesazh, ku thuhej se “tradhtia kësaj here do ndëshkohet. Pa gjyq… në emër të popullit”. Mesazhi në fjalë ishte shoqëruar me një foto, me mbishkrimin, “Ky do të jetë fati i deputetëve dhe liderëve politik, nëse kalon Demarkacioni!”

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati ka thënë për gazetën “Bota sot” se të dyja palët kanë qëndrimet e veta, por që ai i beson versionit të komisionit shtetëror.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat