Molliqaj: Do i lutem Visarit që herën tjetër të ngritët në këmbë për himnin

Politika

Molliqaj: Do i lutem Visarit që herën tjetër të ngritët në këmbë për himnin

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 21:10
Kongresi, AKR-së

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se për analistët në Kosovë problemi kryesor qenka a u ngrit Visar Ymeri në këmbë kur është intonuar himni i Kosovës.

“Deri dje i kam dëgju shumë prej analistëve (për disa prej të cilëve kam respekt – megjithëse s’janë shumë) që problemet kryesore në Kosovë janë papunësia, korrupsioni, varfëria, arsimi, etj. Sot me gjasë paska ndërru situata, sepse po del që problemi kryesor qenka a u ngrit Visar Ymeri për himnin e Kosovës a jo”.

“P.S.: kam me e lutë herën tjetër Visarin me u ngritë, veç për me ua plotësu dëshirën e me ua zgjidhë problemin”.

Këto komente Molliqaj i ka bërë pas reagimeve të shumta që janë bërë pasi lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, nuk e respektoi himnin e Kosovës në Kongresin e katërt të Aleancës Kosova e Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat