Në përvjetorin e Nismës, Fatmir Limaj 'shpërthen' në lot

Politika

Në përvjetorin e Nismës, Fatmir Limaj 'shpërthen' në lot

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:55
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, në trevjetorin e themelimit të partisë se ndihet krenar me punën e deritashme.

Limaj kritikoi pushtetin dhe më pas foli për të ardhmen e të vegjëlve në Kosovë, moment kur edhe shpërtheu në lot.

“Kudo që kemi vizituar vendin dhe fshatrat tona, kërkesa e të gjithëve është: bashkimi për ndryshim. Ne këtu bashkë një gjeneratë e moshës mesatare jemi krenarë që kemi qenë bartës të proceseve të lirisë së Kosovës...kështu që detyrë e jona është që t’i ndihmojmë fëmijët tanë që të ndërtojnë shtetin e Kosovës. Nëse dje kontribuuam në lirinë e Kosovës ne sot duhet t’i ndihmojmë fëmijët tanë për ta ndërtuar shtetin e Kosovës, ndërsa nipat dhe mbesat tona të krenohen dhe të jetojnë me dinjitet në atdheun e stërgjyshërve të tyre. Unë dua që nipi im Andri dhe mbesa ime Lala të krenohen me Kosovën e tyre...”, tha Limaj në lot.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat