Deputeti i AAK-së: Shqipëria u interesua më shumë se Kosova për lirimin e Haradinajt

Politika

Deputeti i AAK-së: Shqipëria u interesua më shumë se Kosova për lirimin e Haradinajt

Më: 1 mars 2017 Në ora: 19:20
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se shteti shqiptar ka treguar më shumë interes për lirimin e Ramush Haradinajt se institucionet e Kosovës.

Ai ka deklaruar se pret që Haradinaj të lirohet, ndërsa ka theksuar se për bindjen e tij Ramush Haradinaj është pengesë për kthimin e Serbisë në Kosovë në forma të ndryshme, ndaj edhe po përballet me procese të këtilla.

“Besoj që Ramush Haradinaj do të lirohet, sepse është i pafajshëm. Në bazë të informatave që kemi marrë, Serbia nuk ka sjellë ndonjë material shtesë, përpos atyre që tashmë kanë kaluar në Tribunalin e Hagës”.

“Dihen deklaratat e Aleksandar Vuciq për Ramush Haradinajn. Ai është pengesa kryesore për Serbinë. Haradinaj nuk është njeri i rastësishëm, në të kaluarën dhe në të tashmen. Serbia po do të kthehet në Kosovë në forma të ndryshe dhe si dikur, edhe tash, Ramushi po del pengesë kryesore për planet e tij”.

“Reagimi i shtetit të Kosovës në këtë rast ka qenë i ngathtë, i ngadalshëm dhe joinsistues. Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri do të duhej të thirrnin mbledhje urgjente, menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt”.

“Nuk kemi parë interesim të shtetit për heqjen e emrave të kosovarëve nga lista e Serbisë pranë Interpolit. Ka pasur pastrim selektiv të emrave, pasi janë hequr 137, ndërsa kanë mbetur 20. Janë hequr liderët kryesorë të vendit, ndërsa ka mbetur vetëm Ramush Haradinaj”, ka thënë për Info Magazine ai.

“Zyrtarët e shtetit shqiptar kanë qenë më të angazhuar për rastin e Ramush Haradinajt se ata të Kosovës. Këtu nuk kam parë vullnet nga qeveritarët për t’u marrë me këtë cështje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat