Lekaj: Koalicioni s’i ka numrat për agjë, prandaj duhet zgjedhje të jashtëzakonshme

Politika

Lekaj: Koalicioni s’i ka numrat për agjë, prandaj duhet zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 20 mars 2017 Në ora: 11:57
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook.

Lekaj ka thënë se për këtë arsye duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Statusi i Lekajt në Facebook:

 Kosova me mazhorancë pa kuorum - urgjentisht në zgjedhje!

Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja.

Edhe sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës  si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta.

Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim.

Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime.

Prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat