Ambasadorja e Gjermanisë: Ja kush e ka në dorë formimin e ushtrisë së Kosovës

Politika

Ambasadorja e Gjermanisë: Ja kush e ka në dorë formimin e ushtrisë së Kosovës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:51
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, ka thënë se debati për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është polarizuar së tepërmi.

Ajo, në intervistën dhënë rtk-së, ka deklaruar se definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së është vendim sovran i Republikës së Kosovës. Sipas saj, çdo ndryshim për transformimin FSK-së në ushtri, do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nëpërmjet një procesi transparent politik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët.  

Kurse sa i përket zgjedhjeve të reja, Viets ka thënë se koalicioni qeverisës e ka një shumicë stabile dhe me një konsensus të gjerë mund, apo do të mund të kryente detyrat e mëdha, të cilat Kosova duhet t’i kryej.  

Ajo ka deklaruar se Gjermania është zotuar për ta mbështetur Kosovën me rreth 46 milionë euro për vitet 2016 dhe 2017 në zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat