Vetëvendosje: Serbisë duhet vendosur kushte për dialog

Politika

Vetëvendosje: Serbisë duhet vendosur kushte për dialog

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:00
Ilustrim

Lirimi i Ramush Haradinajt menjëherë ka shtuar zërat për datat se kur do të vazhdojë dialogu me Serbinë, kjo pas rezolutës që u nxjerr nga Kuvendi e cila kërkonte pezullimin e bisedimeve deri te lirimi i liderit të AAK-së.

Pavarësisht kësaj partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kërkojë një dialog me kushte ndaj Serbisë, shkruan lajmi.net

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka deklaruar se dialogu pa kushte është i pabarabartë, i padrejtë dhe nuk i sjellë asgjë Kosovës veç kompromiseve të dëmshme.

“Ne kemi qëndrim të qartë karshi dialogut dhe e kemi ripërsëritur disa herë pavarësisht rezolutës së fundit ne mendojmë që për të pasur dialog me Serbinë duhet kushtëzuar këtë të fundit, sepse dialogu pa kushte është i pabarabartë i padrejtë dhe Kosovës nuk i sjellë asgjë tjetër përveç kompromiseve të dëmshme”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka shtuar se Vetëvendosja kërkon një dialog me serbët lokalë pasi sipas tyre është mundësia më e mirë për integrimin e tyre.

“Prandaj ne jemi për një dialog fillimisht me serbët lokalë të Kosovës që mendojmë se është mundësia më e mirë për integrimin e tyre dhe më pas jemi që ti vendosim Serbisë kritere  në mënyrë që ta kemi një dialog të mirfilltë”, ka shtuar Shkodran Hoti.

Zëdhnësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka deklaruar se BE-ja ende nuk e di datën e saktë se kur pritet të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat