“Me PDK-në në opozitë nis çmontimi i kapjes së shtetit”

Politika

“Me PDK-në në opozitë nis çmontimi i kapjes së shtetit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 maj 2017 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Të gjitha subjektet politike në Kosovë kanë nisur llogaritjet për koalicionin e ardhshëm qeveritar pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Tashmë shumica prej tyre kanë deklaruar hapur se me kë mund të lidhin koalicion dhe me kë kanë vija të kuqe. Edhe psë haptas publikisht, Ramush Haradinaj deklaronte sëe kishte vija të kuqe ndaj dy partive që kishin qenë në pushtet, ajo pranoi ofertën me PDK-në dhe lidhi koalicion me të. Por çdo koalicion me PDK-në, analistët dhe depuetët e shohin si të dëmshëm për Ksoovën.

Image
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati ka thënë se sa i përket LDK-së ajo nuk do të bëj kurrë koalicion me PDK-në.

“Unë besojë se me PDK-në nuk ka koalicion. Për tjerat varet nga numri i deputetëve që do ti marrin partitë”, është shprehur  Ferati.

Vetëvendosje e vetme

Ndërsa, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Shqipe Pantina, për gazetën “Bota sot”, ka thënë nuk mund të flas për koalicionet mes partive tjera, por qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje i miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm është që nuk hyjnë në koalicion me PDK dhe LDK.

Image
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Shqipe Pantina

“Qysh se jemi regjistruar në KQZ si parti politike dhe kjo i hapë rrugë lidhjes së koalicioneve parazgjedhore, preference jonë janë partitë e vogla dhe aktivist nga shoqëria civile por ne do të donim të krijonim një front të gjerë me subjekte dhe individë që janë të interesuar ta nxjerrin vendin nga kjo krizë e rëndë si ekonomike ashtu edhe sociale e politike”, ka thënë Pantina.

Koalicioni me PDK-në i dëmshëm

Kurse analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se çdo koalicion me PDK-në është i dëmshëm.

Image
Analisti politik, Imer Mushkolaj

“Opozita do të duhej të bashkohej sërish, me qëllim që ta nxjerr PDK-në në opozitë. Çdo koalicion me PDK-në është i dëmshëm. Me PDK-në në opozitë nis çmontimi i kapjes së shtetit”, ka thënë analisti politik Imer Mushkolaj.

Ndërsa Blerim Burjani, analist politik, ka thënë se për ish opozitën vija të kuqe nuk ka, për shkak të interesave të tyre.

Sipas tij, është e qartë se nuk ka vija të kuqe por vetëm interesa,  prandaj kjo opozitë shumë lehtë do të pranojnë edhe me PDK-në veç a iu jep postin e kryeministrit.

“Mendoj se ka subjekte aktuale që këtë punë pa dert e bëjnë thjesht për poste dhe interesa të veta, kur dihet shteti ynë nuk ka parti me profil dhe vija të kuqe në aspektin klasor. Pra ka tërësisht interesa pasurore dhe të privilëgjëve dhe interesave personale. Prandaj nuk ka asgjë prej kësaj çështje pasi gjithçka është e mundur, sa i përket koalicioneve, parazgjedhore dhe pas zgjedhore”, ka thënë analisti politik Burjani.

Image
Blerim Burjani, analist politik

Vijat e kuqe

Ndryshe, analisti Leon Duhanaj ka vlerësuar se shumica e këtyre subjekteve nuk i kanë kapacitetet elektorale për ta kaluar pragun zgjedhor prej 5%, këndej janë të detyruar t'u ofrohen partive të mëdha për koalicione parazgjedhore.

Sipas tij, kjo në fakt shndërrohet në një kalkulim për disa pozita të mundshme për individë të caktuar në subjektet e vogla, e jo më shumë.

“Pra defakto liderët e subjekteve të vogla, i shesin votat e elektoratit tek subjektet e mëdha, në këmbim të ndonjë pozite për vete. Kur flasim për koalicione të mundshme të mëdha, atëherë do t'i veçoja vetëm tri subjekte potente. PDK, LDK dhe AAK. Tre subjekte të mëdha, shtetformuese të cilat duhet ta ndajnë përgjegjësinë mes tyre varësisht nga mundësi për kombinime. Parti si Nisma, AKR që kanë pas grupe parlamentare por që për mendimin tim janë pa identitet politik, nuk i shoh si relevante”, ka theksuar Duhanaj.

Image
analisti Leon Duhanaj

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë nënshkruar një sërë koalicionesh parazgjedhore, nga dy partitë më të mëdha në Kosovë me disa parti të vogla.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion me AKR-në, Alternativen dhe disa parti të vogla. Po ashtu është edhe në negociata edhe me Lëvizjen Vetëvendosje që të shkojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me AAK-në, NISMA-n dhe një grup partish të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat