Anton Quni: Iftarin do ta bëjmë bashkë, tubimin do ta bëjmë bashkë dhe fitoren do ta kemi bashkë!

Politika

Anton Quni: Iftarin do ta bëjmë bashkë, tubimin do ta bëjmë bashkë dhe fitoren do ta kemi bashkë!

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 10:01
Kandidatët për deputet të Degës së LDK-së: Haxhi Avdyli, Anton Quni, Sadije Osaj Jakupi, Afërdita Morina Bifar dhe Driton Selmanaj, në fushtë

Kandidatët për deputet të Degës së LDK-së: Haxhi Avdyli, Anton Quni, Sadije Osaj Jakupi, Afërdita Morina Bifar dhe Driton Selmanaj, kanë takuar të hënën në mbrëmje anëtarët dhe simpatizantët e Korishës dhe fshatrave përreth.

Kryetari i Degës Haxhi Avdyli kandidat për deputet tha në këtë tubim elektoral se rikthimi në Korishë dhe në Kabash për të është rikthim në kohë.

"Në formësimin tim kam një pjesë të Korishës kam një pjesë të Kabashit. Edhe si fëmijë jam rrit në odat e Kabashit, dhe kam taku shuma burra të urtë dhe kam mësu këtu burrninë, besën qësndresuhmërinë dhe trimërinë. Edhe ne fazët e mëvonshme, so doktor i ri të jem rikthyer në bjëshkët e Suharekës dhe kamë qenë në tragjëdinë e Korishës për të iu dhënë ndihmë mbi 100 të plagosurve" tha Avdyli.

Ai më tej në fjalën e tij tha se është këtu për ta kërkuar votën sepse tha ai " mendojmë se mësimet që i kemi mësu si fëmijë e si të ri duhet me i vazhdu më tutje dhe me i perzentu si është më mirë në Parlamnentin e Kosovës.

"Sot është një moment tjetër kur kërkohet dituri e mencuri. Lista e LDK-së i ka njërëzit më të mirë.Duhet ta pastrojmë Kosovën nga ata që e vjedhin prandaj ju duhet t'i dënoni me votë".

Sadije Osaj Jakupi edhe në këtë takim tha se është fëmijë e një familjeje punëtore rugoviane e cila e edukoi ta dojë LDK-në.

"Me kandididimin tim do të munodhem ta jetësoj programin e LDK-së  duke e pasur në fokus të aktivitetit tim rininë dhe gruan. Duke e votuar LDK-në ne e votoijmë  çkapjen e shtëtit të Kosovës", tha ajo.

Kandidati për deputet Driton Selmanaj tha se është e pamundur të mos e pëmrdnim të kaluarën sepse pothuajse të njëjtën akterë që e shkatërruan Kosovën për 17 jet me radhë janë në skenën politike dhe ata i kemi përballë në një bllok që nuk kanë as ofertë politike as program të çartë.

"Ata janë në siklet të madh nga mobilizimi i elektoratit të LDK-së. Ka një elektrizim të masës që duan ti thonë atyere se nuk kanë lidhje me politikën, me iu thënë mos u merrni me këtë zanat se nuk është për ju sepse ata e shfrytëzojnë politikën për ta vjedh këtë vend", tha Selmanaj.

Selmanaj tha më tej se programi i LDK-së është i matshëm i ka njerëzit më të mirë që i ka kjo shoqëri.

"Jemi ofertë pa alternativë. Heronjtë e kohës moderne janë ata që dalin ta mbrojnë atdheun nga ata që duan ta hanë", u shpreh Selmanaj.

Afërdita Morina Bifar u tha anëtarëve dhe simpatizantëve  në Korishë se LDK është parrti shtetformuese.

"Duke folur për ioponentët politikë ajo tha se ata janë bërë bashkë në momnetin kur LDK filloi me ua shkëput hallkat e hajnisë milionëreve që nisën të vënë shtetin në pikëpyetje. Se çka janë në gjendje me i ba Kosovës më së miri jemi dëshmitar në në Prizren sepse po e shohim cka po i bëjnë Prizrenit" tha ajo.

Anton Quni duke ju drejtuar të pranishmëve tha se e kanë të vështirë ti takojnë njerëzit dhe shtoi se se gjatë ditës kishte biseduar me djemt e Velezhës. I pyeta  tha ai  a mund ta caktojmë një takim në orën 8. Antoni e shokët e tij më thanë jo se kemi iftar, thanë iftarin do ta bëjmë bashkë tubimin do ta bëjmë bashkë dhe fitoren do ta ta kemi bashkë.

"Kjo më bëri të ndihem mrië sepse kështu jemi në shqiptarët, kështu jemi ne ushtarët e Ibrahim Rugovës kështu jemi ne dardanët", tha Quni.

KAndidatët për deputet të Degës së LDK-së të hënën në mbrëmje gjithashtu kanë takuar edhe anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Vlashnje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat