Dosjet që do ta tronditin Kosovën

Politika

Dosjet që do ta tronditin Kosovën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 korrik 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Kritikat dhe akuzat, ndaj personazheve politike, publike, intelektuale apo akademike, se kanë qenë edhe janë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror serb, apo sigurimeve të tjera, janë bërë përditshmëri në opinionin tonë. Madje, fjalori i tyre është bërë rutinë denigruese dhe fyese, sa që kultura politike ka kaluar në politikë pa kulturë!

Për t’i dhënë fund një praktike së akuzave, do të duhet të iniciohet dhe të miratohet Ligji i Lustracionit (Pastrimit të Figurave), i cili do të hapte një perspektivë të re për vendin tonë, sepse Kosova tash e shtatëmbëdhjetë vite, merret me diskutimin dhe temat, retorikën dhe akuzat, se kush ishte apo është, pjesë e sigurimeve sekrete, civile, shtetërore, apo ushtarake të agjenturave anti- shqiptare. Të tillët që ishin kanë vepruar me tërë potencialin kundër nesh, ata që janë edhe sot, veprojnë pa ndalur duke goditur çdo qelizë të shtetit tonë.

Besa Gaxherri, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka thënë se në secilin shtet që ka pas regjim, diktaturë si në rastin e Kosovës ku pas një regjimi komunist, ka përfunduar më një luftë të tmerrshme natyrisht se Kosova duhet të ketë Ligjin e Lustracionit i cili sipas saj tashmë është i vonuar.

“Rasti i Kosovës ka specifikat e veçanta, ne kemi pasur dhe kemi problem me pas qasje në arkiva, ne dokumente dhe fakte, ky realitet e benë situatën të komplikuar. Prandaj jemi shumë të vonuar në këtë drejtim ani pse unë mendoj se duhet të fillojmë të merremi më këtë çështje” ka thënë Gaxherri.

Haki Abazi njohës i çështjeve politike në vend ka thënë për “Bota sot” se hapja e arkivave në periudhën komuniste dhe sqarimi i vrasjeve e shqiptareve gjatë dhe pas luftës se dytë botërore janë procese të rëndësishme për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Prëmtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat