Debati PDK-Vetëvendosje, mund të shkaktojë edhe viktima në njerëz

Politika

Debati PDK-Vetëvendosje, mund të shkaktojë edhe viktima në njerëz

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 gusht 2017 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Politologu Mentor Tahiri ka thënë se pamundësia e koalicionit PAN për të zgjidhur çështjen e numrave ashtu siç ata e kanë e kanë menduar formimin e shumicës parlamentare, respektivisht tendenca që kjo të bëhet thjeshtë duke bërë për vete ndonjë deputet por pa ofruar ndonjë koncept programor lidhur me këtë, ka shtyrë eksponentë politik në diskurs të pamatur.

Akuzat dhe kundër akuzat e ditëve të fundit për vrasje krim e korrupsion ndërmjet zyrtarëve politik në vend kanë bërë që të ketë reagime të shumta e sidomos nga shoqëria cilivile dhe ambasadat e huaja në Kosovë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka vlerësuar se politikanët si mjet për arritjen e qëllimeve politike, po e përdorin një fjalor skajshmërish fyes, duke mos kursyer as familjet apo familjarët që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike.

Sipas KMDLNJ-së fyerjet dhe akuzat tani janë përqendruar në një terren krejt tjetër e që do të duhej të ishte përgjegjësi e policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit , në atë të korrupsionit dhe vrasjeve me prapavijë politike dhe etnike. Nëse fyerjet dhe akuzat që kanë prapavijë morale edhe mund të kalohen duke ua lënë në ( pa ) ndërgjegjen e atyre që i bëjnë këto fyerje dhe akuza, atëherë akuzat për korrupsion dhe vrasje nuk duhet të kalojnë në heshtje nga Prokuroria e Shtetit. Duket se dy subjektet politike , LV dhe PDK kanë formuar eskadronë për ekzekutim medial dhe linçim publik të kundërshtarëve politikë , pa marrë parasysh faktin se ky eskalim lehtësisht , përmes linçimit verbal mund të çojë drejt një përshkallëzimi të situatës ku nuk do të përjashtoheshin as viktima në njerëz.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat