“Koalicioni LDK-VV do të ndodhë nëse Albin Kurti thyen këtë heshtje”

Politika

“Koalicioni LDK-VV do të ndodhë nëse Albin Kurti thyen këtë heshtje”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 13 gusht 2017 Në ora: 18:22
Albin Kurti

Një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, do të mund të ndodhte nëse ish-lideri i kësaj të fundit, do të thyente heshtjen për nderimin e presidentit Ibrahim Rugova.

Kështu ka vlerësuar në një prononcim për gazetën “Bota sot” analisti politik Rexhep Shahu, cili ka thënë se edhe nëse formohet koalicioni LDK-VV, ai nuk do të ndërtohet mbi baza morale.

“Edhe ky koalicion nëse ndërtohet mes LDK-së dhe VV-së, është mbi baza pushteti e pragmatist dhe jo mbi baza morale, pra ka imoralitet. Ende është pezull dhe agresive heshtja e Albinit që nuk ka nderuar kurrë Rugovënn dhe është e rrezikshme ajo që Albini mekohet tek Qosja, Demaqi, Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi në Tiranë. Nëse Albini ia heq këtë hipotekë vetes, ashtu siç përflitet në qarqe të ndryshme, atëherë ai dhe LDK mund të bashkëqeverisin”, është shprehur analisti Shahu.

Ndërsa, për të ashtuqujaturin ultimatum të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, Shahu ka thënë se atij “i mjafton të ketë njërin gju në sofrën e pushtetit.

“Nuk besoj në ultimatumet e Pacollit, atij i mjafton të ketë njërin gju në sofrën e pushtetit”, ka shtuar ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat