Zbulimi i vrasjeve politike, bllokohet nga SHIK-u

Politika

Zbulimi i vrasjeve politike, bllokohet nga SHIK-u

IDRIZ ZEQIRAJ Nga IDRIZ ZEQIRAJ Më 13 gusht 2017 Në ora: 19:04
Disa nga viktimat e vrasjeve politike

Historia e vrasjeve politike ndërshqiptare, është e hershme. Dhe, gjithëherë kanë qenë në shërbim të të huajve, për të përfituar edhe individi dhe grupi vendor. Për të mos u zgjatur në kohë, po nisemi nga vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, më 17 janar 1982, në Untengruppenbach të Shtugardit.

Vrasja e bujshme, që ende nuk ka autorësi ligjore. Ish të arrestuarit për rastin, vazhdojnë akuzat reciproke. Një i tretë, që pranon implikimin, drejton gishtin ke i arrestuari i parë. Organet kompetente dinë shumë. Vullneti i mangët, për hir të interesave dhe miqësisë, midis dy vendeve, Gjermanisë dhe Jugosllavisë, të asaj kohe, ka dominuar heshtjen për krimin e trefishtë. Tani, sërishmi është rihapur procesi hetimor, sepse krimi rëndon në ndërgjegjen e zyrtarëve dhe të popullit gjerman.

Kur shqiptarët po përgatiteshin për kundërvënie ushtarake Serbisë pushtuese, u shënua vrasja e parë. Viktimë ishte zëdhënësi i UÇK-së, gazetari Ali Ukaj, me rezidencë në Tiranë, nga Lumbardhi i Deçanit. Për krimin u arrestua Hashim Thaçi, i cili do të lirohej, pas një bisede telefonike, me një gjeneral të Sigurimit shqiptar, që bëri Xhavit Haliti, nga Zvicra. Vrasja u mjegullua dhe kurrë nuk pati autorësi të besueshme!

Shërbimi Sekret jugosllav, (UDB-a), në kuadrin e tij, edhe ai i Kosovës, kanë dhënë emra agjentësh, të dërguar me shërbime speciale në gjirin e Mërgatës shqiptare. Sigurimi i Enver Hoxhës, partner i vjetër i UDB-së jugosllave, i rekrutoi agjentët shqiptarë të Serbisë, duke i bërë agjentë të dyfishtë. Ata zgjeruan rrjetin në Gjermani, Zvicër dhe gjetkë. Për t'i komprimentuar edhe më shumë, Sigurimi shqiptar i ftoi të bashkëkallin Shqipërinë në vitin 1997!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat