Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar kishte propozuar që Kosovës t’i hiqen vizat. Megjithatë vendimi për heqjen e vizave nuk është marr ende. Kjo, për faktin se Kosova ende nuk ka arritur ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit më Malin e Zi.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Bashkimi Evropian është duke i hyrë në hak Kosovës, pasi sipas tyre, është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të ngelin akoma të izoluar për një çështje e cila ka zgjidhje.
Ata kanë vlerësuar se Kosova, respektivisht qeveria Haradinaj duhet të pranoj dështimin e saj, sepse dihet tashmë se çështja e demarkacionit është e mbyllur jo vetëm për Malin e Zi por edhe për BE dhe SHBA.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)