“Përfshirja e Condoleezza Rice në dialogun me Serbinë, shpresë për Kosovën”

Politika

“Përfshirja e Condoleezza Rice në dialogun me Serbinë, shpresë për Kosovën”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 nëntor 2017 Në ora: 14:28
Condoleezza Rice

Ditë më pare mediat ruse kanë shkruar se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë e dërguara e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Kjo po shihet si mundësi e mirë për Kosovën, pasi që përfshirja e Rice, mund të përshpejtojë këtë dialog si dhe anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Image
Faik Krasniqi

Analisti Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot” ka folur rreth dialogut të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë se është i pa kuptim vazhdimi i bisedimeve pa u qartësuar e ardhmja e vendit nga BE-ja.

“Në këtë format është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut pa u zbatuar ato marrëveshje të mëhershme, dhe mbi të gjitha BE-ja pa e qartësuar të ardhmen e Kosovës sa i përket integrimeve evropiane”, ka pohuar ai.

Sipas tij, hapi i parë për të është heqja e vizave për qytetarët dhe anëtarësimi në këtë organizatë, pasi nga këto, siç ka thënë Krasniqi, do të kishte kuptimi vazhdimi i bisedimeve.

“Hapi i parë drejt qartësimit do të ishte heqja e vizave për Kosovën, dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në këtë mënyrë edhe vazhdimi i dialogut me Serbinë do të kishte kuptim”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket përfshirjes së ShBA-ve në bisedime përmes Condoleezza Rice, Krasniqi ka thënë se kjo jep shpresë për përparim të këtij dialogut dhe se anëtarësim të Kosovës në BE.

“Përfshirja e SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e posaçërisht emërimi i Condoleezza Rice si e dërguar speciale në këtë dialog, jep shpresë që do të ketë përparim në raportet mes të dyja vendeve. Njëkohësisht edhe shpresat për anëtarësim më të shpejtë të Kosovës në BE, do të ishin më të mëdha. Në të kundërtën, ky dialog nuk do të kishte fare kuptim që të vazhdojë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat